Zanafilla 46:1-34

46  Kështu, Izraeli dhe gjithë ata që ishin me të, u shkulën me gjithë ç’kishin dhe shkuan në Beer-Shebë,+ ku ai i bëri flijime Perëndisë së atit të tij, Isakut.+  Atëherë Perëndia i tha Izraelit në vegime natën:+ «Jakob, Jakob!» Ai i tha: «Ja ku jam!»+  Ai vazhdoi: «Unë jam Perëndia i vërtetë,+ Perëndia i atit tënd.+ Mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh.+  Unë vetë do të zbres bashkë me ty në Egjipt, dhe unë vetë do të të ngjit prapë.+ Dhe Jozefi do të t’i mbyllë sytë me dorën e vet.»+  Pas kësaj, Jakobi u nis nga Beer-Sheba, dhe bijtë e Izraelit e morën atin e tyre, të vegjlit dhe gratë e tyre në qerret që faraoni kishte dërguar për të.+  Morën me vete edhe tufat dhe të mirat që kishin grumbulluar në vendin e Kanaanit.+ Më në fund, Jakobi dhe gjithë pasardhësit e tij mbërritën në Egjipt.  Ai mori me vete në Egjipt gjithë pasardhësit e tij, bijtë me bijtë e bijve, dhe bijat me bijtë e bijave.+  Këta janë emrat e bijve të Izraelit, që erdhën në Egjipt,+ të Jakobit dhe bijve të tij: i parëlinduri i Jakobit, Rubeni.+  Bijtë e Rubenit ishin: Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+ 10  Bijtë e Simeonit+ ishin: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini,+ Zohari dhe Shauli,+ biri i një kananiteje. 11  Bijtë e Levit+ ishin: Gershoni,+ Kehathi+ dhe Merari.+ 12  Bijtë e Judës+ ishin: Eri,+ Onani,+ Shelahu,+ Perezi+ dhe Zerahu.+ Por, Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.+Bijtë e Perezit ishin Hezroni+ dhe Hamuli.+ 13  Bijtë e Isakarit+ ishin: Tola,+ Puvahu,+ Iobi dhe Shimroni.+ 14  Bijtë e Zabulonit+ ishin: Seredi, Eloni dhe Jahleli.+ 15  Këta janë bijtë e Leas,+ që ajo i lindi Jakobit në Padan-Aram, si dhe bija e tij, Dina.+ Bijtë dhe bijat e tij ishin gjithsej tridhjetë e tre shpirt. 16  Bijtë e Gadit+ ishin: Zifioni, Hagi, Shuni, Ezboni, Eri, Arodi dhe Areli.+ 17  Bijtë e Asherit+ ishin: Imnahu, Ishvahu, Ishvi, Beriahu+ dhe Sera, motra e tyre.Bijtë e Beriahut ishin Heberi dhe Malkieli.+ 18  Këta ishin bijtë e Zilpës,+ të cilën Labani ia dha bijës së tij Leas. Ajo i lindi Jakobit gjashtëmbëdhjetë shpirt. 19  Bijtë e Rakelës,+ gruas së Jakobit, ishin Jozefi+ dhe Beniamini.+ 20  Në vendin e Egjiptit, Asenata,+ bija e Potiferait, priftit të Onit, i lindi Jozefit Manaseun+ dhe Efraimin.+ 21  Bijtë e Beniaminit ishin: Belahu,+ Bekeri,+ Ashbeli, Gerau,+ Naamani,+ Ehi, Roshi, Mupimi,+ Hupimi+ dhe Ardi. 22  Këta ishin bijtë e Rakelës, që i lindën Jakobit. Gjithsej ishin katërmbëdhjetë shpirt. 23  Bijtë e Danit+ ishin Hushimi.+ 24  Bijtë e Neftalit+ ishin: Jahzeli, Guni,+ Jeseri dhe Shilemi.+ 25  Këta ishin bijtë e Bilhasë,+ të cilën Labani ia dha së bijës, Rakelës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatë shpirt. 26  Përveç grave të bijve të Jakobit, gjithë të tjerët që vajtën me Jakobin në Egjipt kishin dalë nga pjesa e sipërme e kofshës së tij.+ Ata ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë shpirt. 27  Jozefit i kishin lindur në Egjipt dy djem. Kështu, tërë shtëpia e Jakobit në Egjipt kishte gjithsej shtatëdhjetë shpirt.+ 28  Ai dërgoi përpara Judën+ te Jozefi, që të jepte e të merrte që më përpara të dhëna për Goshenin. Pastaj, hynë në vendin e Goshenit.+ 29  Atëherë Jozefi bëri gati karrocën dhe u ngjit për të takuar Izraelin, atin e tij, në Goshen.+ Kur i doli përpara, ai iu hodh menjëherë në qafë dhe qau gjatë i përqafuar me të atin.+ 30  Më në fund, Izraeli i tha Jozefit: «Tani që e pashë fytyrën tënde, le të vdes,+ sepse je ende gjallë!» 31  Atëherë Jozefi u tha vëllezërve dhe njerëzve të shtëpisë së të atit: «Po ngjitem që t’i them faraonit:+ ‘Vëllezërit e mi dhe njerëzit e shtëpisë së atit tim, që ishin në vendin e Kanaanit, kanë ardhur këtu tek unë.+ 32  Ata janë barinj+ dhe rritës bagëtish,+ prandaj kanë sjellë këtu edhe kopetë e tufat e tyre.’+ 33  Kur faraoni t’ju thërrasë e t’ju pyesë: ‘Me çfarë merreni?’, 34  përgjigjjuni: ‘Që nga rinia e deri tani, shërbëtorët e tu kanë qenë rritës bagëtish, ne dhe paraardhësit tanë.’+ Kështu do t’ju lënë të banoni në vendin e Goshenit,+ sepse barinjtë e dhenve janë të pështirë për egjiptianët.»+

Shënime në fund të faqes