Zanafilla 45:1-28

45  Atëherë Jozefi nuk mundi ta mbante më veten përpara atyre që ndodheshin atje.+ Prandaj thirri: «Nxirrini jashtë të gjithë!» Dhe askush nuk ndenji atje, kur Jozefi u dha të njohur vëllezërve të tij.+  Ai qau me të madhe,+ aq sa e dëgjuan edhe egjiptianët, dhe lajmi mbërriti edhe në shtëpinë e faraonit.  Më në fund, Jozefi u tha vëllezërve të tij: «Unë jam Jozefi. A rron ende ati im?» Por vëllezërit nuk mund t’i përgjigjeshin, sepse kishin shtangur për shkak të tij.+  Prandaj, Jozefi u tha vëllezërve: «Afrohuni, ju lutem.» Dhe ata iu afruan.Atëherë u tha: «Unë jam Jozefi, vëllai juaj, që ju e shitët në Egjipt.+  Por tani mos u hidhëroni+ dhe mos u zemëroni me veten ngaqë më shitët këtu, sepse Perëndia më dërgoi përpara jush për t’ju ruajtur jetën.+  Ky është viti i dytë i zisë së bukës në tokë,+ por do të ketë edhe pesë të tjera, gjatë të cilave as do të lërohet, as do të korret.+  Prandaj, Perëndia më dërgoi përpara jush, që t’ju ruante pasardhës+ në tokë dhe t’ju mbante gjallë me anë të një shpëtimi madhështor.  Kështu, nuk më dërguat ju këtu,+ por Perëndia i vërtetë, që të më caktonte atë+ për faraonin, zotëri për gjithë shtëpinë e tij dhe si një sundimtar në gjithë vendin e Egjiptit.  Kthehuni shpejt tek im atë dhe thuajini: “Kështu thotë yt bir, Jozefi: ‘Perëndia më ka caktuar zotëri në gjithë Egjiptin.+ Zbrit tek unë. Mos u vono. 10  Do të banosh në vendin e Goshenit+ dhe do të rrish me mua, ti, bijtë e tu dhe bijtë e bijve të tu, kopetë e tua, tufat e tua dhe çdo gjë që ke. 11  Unë do t’ju furnizoj me ushqim, që ti, shtëpia jote dhe çdo gjë që ke, të mos bini në varfëri, sepse zia e bukës do të zgjatë edhe pesë vite të tjera.’”+ 12  Ju dhe Beniamini po e shihni me sytë tuaj se unë po ju flas me gojën time.+ 13  Prandaj tregojini atit tim gjithë lavdinë që kam në Egjipt dhe çdo gjë që keni parë. Nxitoni pra, dhe silleni këtu atin tim.» 14  Pastaj, iu hodh në qafë të vëllait, Beniaminit, dhe shpërtheu në lot. Edhe Beniamini qau në supin e tij.+ 15  Jozefi i puthi gjithë vëllezërit e vet e qau me ta,+ dhe pas kësaj, vëllezërit e tij folën me të. 16  Lajmi shkoi deri në shtëpinë e faraonit: «Kanë ardhur vëllezërit e Jozefit!» Kjo i pëlqeu faraonit dhe shërbëtorëve të tij.+ 17  Kështu, faraoni i tha Jozefit: «Thuaju vëllezërve të tu: ‘Ngarkoni kafshët dhe shkoni në vendin e Kanaanit.+ 18  Merrni atin tuaj me njerëzit e shtëpisë, dhe ejani këtu tek unë. Do t’ju jap gjithë të mirat e Egjiptit, dhe do të hani prodhimet më të mira të vendit.’+ 19  Ndërsa ty po të urdhëroj+ që t’u thuash atyre: ‘Merrni disa qerre+ nga Egjipti për të vegjlit tuaj dhe për gratë tuaja, hipni edhe babanë tuaj dhe ejani këtu.+ 20  Mos u bëni merak për zotërimet tuaja,+ sepse gjithë të mirat e vendit të Egjiptit janë tuajat.’»+ 21  Prandaj, bijtë e Izraelit vepruan kështu, dhe Jozefi u dha qerre e ushqime+ për udhën, ashtu si urdhëroi faraoni. 22  Të gjithëve u dha nga një mantel+ për t’u ndërruar, kurse Beniaminit i dha treqind monedha argjendi dhe pesë mantele.+ 23  Ndërsa atit të tij i dërgoi dhjetë gomarë të ngarkuar me gjëra të mira nga Egjipti, dhjetë gomarica me drithë, bukë dhe ushqime që t’i kishte për udhën. 24  Kështu, i përcolli vëllezërit dhe, kur ata u nisën, u tha: «Mos e pezmatoni njëri-tjetrin udhës.»+ 25  Kështu, ata dolën nga Egjipti dhe më në fund arritën në vendin e Kanaanit, te Jakobi, ati i tyre. 26  Atëherë i thanë: «Jozefi rron ende dhe sundon në tërë vendin e Egjiptit!»+ Por atij iu mpi zemra, sepse nuk u besonte.+ 27  Kur ata i thanë gjithë fjalët e Jozefit, dhe kur pa qerret që ai kishte dërguar për ta marrë, fryma e Jakobit nisi të rigjallërohej.+ 28  Atëherë Izraeli thirri me zë të lartë: «Mjaft! Jozefi, biri im, rron ende! Ah, më lini të shkoj e ta shoh, përpara se të vdes!»+

Shënime në fund të faqes