Zanafilla 42:1-38

42  Tani, Jakobi pa që në Egjipt kishte drithë.+ Atëherë u tha bijve të tij: «Ç’më shikoni njëri-tjetrin?»  Dhe shtoi: «Ja, kam dëgjuar se në Egjipt ka drithë.+ Zbritni atje dhe blini, që të rrojmë e të mos vdesim.»  Prandaj, dhjetë vëllezërit+ e Jozefit zbritën që të blinin grurë në Egjipt.  Por Jakobi nuk e dërgoi me vëllezërit e tjerë Beniaminin,+ vëllanë e Jozefit, sepse thoshte: «Se mos i ngjajë ndonjë e keqe.»*+  Kështu, bijtë e Izraelit vajtën bashkë me të tjerët që shkonin të blinin ushqim, sepse në vendin e Kanaanit kishte zi buke.+  Jozefi ishte njeriu që kishte pushtet në atë vend.+ Ai u shiste drithë njerëzve nga të gjitha vendet.+ Prandaj vëllezërit e Jozefit shkuan dhe u përkulën thellë para tij me fytyrën përdhe.+  Kur i pa vëllezërit e tij, Jozefi i njohu menjëherë, por nuk u dha të njohur.+ Kështu, u foli ashpër dhe i pyeti: «Nga keni ardhur?» Ata iu përgjigjën: «Nga vendi i Kanaanit, për të blerë drithë.»+  Kështu, Jozefi i njohu vëllezërit e tij, ndërsa ata nuk e njohën.  Menjëherë Jozefit iu kujtuan ëndrrat që kishte parë për ta+ dhe u tha: «Ju jeni spiunë! Keni ardhur të shikoni se ku janë pikat e dobëta të vendit.»+ 10  Atëherë ata ia kthyen: «Jo, imzot.+ Shërbëtorët e tu+ kanë ardhur që të blejnë drithë. 11  Ne jemi të gjithë bij të një njeriu. Jemi njerëz të ndershëm. Shërbëtorët e tu nuk janë spiunë.»+ 12  Por ai u tha: «S’është e vërtetë! Ju keni ardhur të shikoni se ku janë pikat e dobëta të vendit.»+ 13  Ata ia kthyen: «Shërbëtorët e tu janë dymbëdhjetë vëllezër.+ Jemi bij të një njeriu+ në vendin e Kanaanit. Vëllai më i vogël tani është me atin tonë,+ ndërsa një vëlla tjetër nuk është më.»+ 14  Megjithatë, Jozefi u tha: «Është ashtu si ju thashë: ‘Jeni spiunë!’ 15  Në këtë mënyrë do të viheni në provë: ashtu siç është e vërtetë që rron faraoni, ju s’keni për të dalë që këtej, pa ardhur këtu vëllai juaj më i vogël.+ 16  Dërgoni njërin nga ju të marrë vëllanë tuaj, kurse ju të tjerët do të mbaheni të lidhur, derisa të provohet se fjalët tuaja janë të vërteta.+ Përndryshe, ashtu siç është e vërtetë që rron faraoni, ju jeni spiunë.» 17  Pastaj i vuri së bashku në burg për tri ditë. 18  Ditën e tretë Jozefi u tha: «Po të bëni kështu, do të jetoni. Unë i frikësohem+ Perëndisë së vërtetë. 19  Nëse jeni të ndershëm, njëri nga ju të rrijë në burg i lidhur,+ ndërsa ju të tjerët shkoni, çoni drithë në shtëpitë tuaja, që po vuajnë nga zia e bukës.+ 20  Pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël, që fjalët tuaja të dalin të vërteta; atëherë s’keni për të vdekur.»+ Prandaj ata bënë ashtu. 21  Atëherë i thanë njëri-tjetrit: «Patjetër jemi fajtorë ndaj vëllait tonë,+ sepse e pamë vuajtjen e shpirtit të tij, kur na luste të ishim të dhembshur me të, por nuk e dëgjuam. Ja përse na ka rënë ky hall.»+ 22  Atëherë Rubeni iu përgjigj: «A s’ju thashë: ‘Mos mëkatoni kundër djalit’, por ju s’më dëgjuat.+ Dhe ja tani, po na kërkohet llogari për gjakun e tij.»+ 23  Ata nuk e dinin se Jozefi i kuptonte, sepse me të merreshin vesh me anë të një përkthyesi. 24  Prandaj, ai u largua dhe nisi të qante.+ Pastaj, u kthye prapë, foli me ta, mori Simeonin+ dhe e lidhi në sy të tyre.+ 25  Pas kësaj, Jozefi dha urdhër t’u mbushnin thasët me drithë, t’u kthenin paratë e t’ia futnin secilit në thesin e vet,+ si dhe t’u jepnin ushqime për udhën.+ Dhe kështu u bë. 26  Ata ngarkuan drithin në gomarë dhe u vunë në udhë. 27  Kur ndaluan në një han,+ njëri prej tyre hapi thesin që t’i jepte tagji gomarit dhe pa në grykë të torbës paratë e veta.+ 28  Atëherë u tha vëllezërve të tij: «Paratë m’i paskan kthyer dhe ja tek i kam në torbë!» Prandaj, zemrat e tyre u mpakën dhe duke u dridhur i thanë njëri-tjetrit:+ «Ç’na ka bërë kështu Perëndia?»+ 29  Më në fund, mbërritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit, dhe i treguan gjithçka që u kishte ndodhur: 30  «Njeriu që është zot i vendit, na foli ashpër,+ sepse na mori për spiunë.+ 31  Por ne i thamë: ‘Jemi njerëz të ndershëm.+ Nuk jemi spiunë. 32  Jemi dymbëdhjetë vëllezër,+ bij të atit tonë.+ Njëri nuk është më,+ kurse më i vogli tani është me atin tonë në vendin e Kanaanit.’+ 33  Por njeriu që është zot i vendit, na tha:+ ‘Kështu do ta marr vesh nëse jeni të ndershëm:+ njëri nga vëllezërit tuaj të rrijë me mua,+ kurse ju të tjerët merrni diçka për shtëpitë tuaja, që po vuajnë nga zia e bukës dhe shkoni.+ 34  Më sillni vëllanë tuaj më të vogël, që ta marr vesh se nuk jeni spiunë, por të ndershëm. Atëherë do t’jua kthej vëllanë dhe ju mund të bëni tregti në vend.’»+ 35  Kur po boshatisnin thasët, panë se secili kishte në thes qesen e vet me para. Kështu, ata dhe ati i tyre panë qeset e parave dhe u frikësuan. 36  Atëherë, Jakobi, ati i tyre, u thirri: «Ju më latë pa fëmijë!+ Jozefi s’është më, Simeoni s’është më+ dhe tani do të më merrni edhe Beniaminin! Ç’më ranë mbi kokë gjithë këto gjëra?!» 37  Por Rubeni i tha të atit: «Po nuk ta ktheva prapë, vriti të dy bijtë e mi!+ Ma lër mua nën kujdes dhe do të ta kthej prapë.»+ 38  Por ai ua ktheu: «Im bir nuk do të zbresë me ju, sepse vëllai i tij ka vdekur dhe ai ka mbetur vetëm.+ Nëse ju ndodh udhës ndonjë e keqe, flokët e mi të bardhë do të m’i kallni me hidhërim në Sheol.»+

Shënime në fund të faqes

Ose «aksident vdekjeprurës». Njësoj edhe në vargun 38.