Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 40:1-23

40  Pas këtyre gjërave, kupëmbajtësi+ i mbretit të Egjiptit dhe bukëpjekësi mëkatuan kundër zotërisë së tyre, mbretit të Egjiptit.+  Faraoni u zemërua me dy zyrtarët e tij,+ me kreun e kupëmbajtësve dhe me kreun e bukëpjekësve.+  Prandaj i futi në burgun e shtëpisë+ së kreut të truprojës,+ pikërisht aty ku mbahej i burgosur Jozefi.  Atëherë kreu i truprojës e caktoi Jozefin që të rrinte me ta e t’u shërbente;+ dhe ata ndenjën në burg për ca ditë.  Të njëjtën natë,+ kupëmbajtësi dhe bukëpjekësi i mbretit të Egjiptit, që ishin të burgosur në burgun e shtëpisë,+ panë nga një ëndërr,+ dhe secila ëndërr kishte interpretimin e vet.+  Kur Jozefi hyri tek ata në mëngjes dhe i pa, dukeshin të brengosur.+  Ai nisi t’i pyeste zyrtarët e faraonit, që ndodheshin bashkë me të në burgun e shtëpisë së zotërisë së tij: «Përse janë kaq të zymta fytyrat tuaja sot?»+  Ata i thanë: «Kemi parë të dy nga një ëndërr, por s’ka kush na i interpreton.» Prandaj, Jozefi u tha: «A nuk i përkasin Perëndisë interpretimet?+ M’i tregoni mua, ju lutem.»  Kreu i kupëmbajtësve ia tregoi ëndrrën Jozefit dhe i tha: «Ja, në ëndërr kisha një hardhi para meje. 10  Hardhia kishte tri degë, dhe dukej se po nxirrte bisqe.+ Lulet e saj çelën dhe rrushi i bistakëve të saj u poq. 11  Unë kisha në dorë kupën e faraonit. Pastaj mora rrushin, e shtrydha në kupë+ dhe ia dhashë në dorë faraonit.»+ 12  Atëherë Jozefi i tha: «Ky është interpretimi:+ tri degët janë tri ditë. 13  Pas tri ditësh, faraoni do të të lirojë dhe do të të kthejë në detyrën tënde.+ Ti do t’i japësh faraonit kupën në dorë, siç bëje edhe më përpara, kur ishe kupëmbajtësi i tij.+ 14  Megjithatë, më kujto kur të jesh mirë+ dhe, të lutem, tregohu dashamirës me mua, foli faraonit+ për mua e më nxirr nga kjo shtëpi. 15  Sepse më kanë rrëmbyer nga vendi i hebrenjve,+ dhe s’kam bërë asgjë që të më futin në birucë.»+ 16  Kur kreu i bukëpjekësve pa që interpretimi ishte i mirë, i tha Jozefit: «Edhe unë pashë në ëndërr që kisha në kokë tri shporta me bukë të bardhë. 17  Shporta lart fare kishte gjithfarëlloj prodhimesh të bukëpjekësit për faraonin,+ por disa shpendë+ po hanin nga shporta.» 18  Atëherë Jozefi iu përgjigj: «Ky është interpretimi:+ tri shportat janë tri ditë. 19  Pas tri ditësh, faraoni do të ta heqë kokën dhe do të ta varë trupin në shtyllë.+ Shpendët kanë për të ta ngrënë mishin.»+ 20  Pas tri ditësh ishte ditëlindja+ e faraonit, prandaj ai shtroi një gosti për gjithë shërbëtorët e tij dhe nxori nga burgu kreun e kupëmbajtësve dhe kreun e bukëpjekësve.+ 21  Pastaj, kreun e kupëmbajtësve e ktheu në detyrën e tij si kupëmbajtës,+ dhe ai vazhdoi t’i jepte kupën në dorë faraonit. 22  Por kreun e bukëpjekësve e vari,+ ashtu si e kishte interpretuar+ Jozefi ëndrrën. 23  Megjithatë, kreu i kupëmbajtësve nuk u kujtua për Jozefin, por e harroi.+

Shënime në fund të faqes