Zanafilla 39:1-23

39  Ndërkaq, Jozefin e kishin zbritur në Egjipt+ dhe Potifari,+ një zyrtar i oborrit të faraonit, kreu i truprojës, një egjiptian, e bleu nga duart e ismaelitëve,+ që e kishin çuar deri atje.  Por Jehovai ishte me Jozefin, kështu që ai u bë një burrë i suksesshëm+ dhe me njëfarë përgjegjësie në shtëpinë e zotërisë së tij, egjiptianit.  Zotëria i tij e pa që Jehovai ishte me të, dhe se Jehovai ia binte mbarë çdo gjë që ai bënte.  Kështu, Jozefi gjente gjithnjë e më tepër hir në sytë e zotërisë së tij dhe i shërbente, prandaj ai e caktoi në krye të shtëpisë së vet+ dhe gjithë ç’kishte ia la në dorë atij.  Që kur ai e caktoi në krye të shtëpisë dhe i la nën kujdes gjithë ç’kishte, Jehovai e bekonte shtëpinë e egjiptianit falë Jozefit, dhe bekimi i Jehovait ishte mbi gjithçka që ai kishte në shtëpi e në fushë.+  Së fundi, ai i la në dorë Jozefit gjithçka që kishte,+ dhe nuk merakosej fare për asgjë, me përjashtim të bukës që hante. Veç kësaj, Jozefi u bë një djalë me trup të bukur dhe i pashëm.  Pas kësaj, gruaja e zotërisë së tij nisi t’ia vinte syrin+ Jozefit dhe i thoshte: «Shtrihu me mua.»+  Por ai nuk pranonte+ dhe i thoshte: «Imzot nuk merakoset për asgjë që ka lënë në shtëpi me mua, dhe gjithçka që ka, ma ka lënë mua në dorë.+  Në këtë shtëpi s’ka asnjë më të madh se unë, dhe ai s’më ka mbajtur asgjë tjetër, veç teje, sepse ti je gruaja e tij.+ Prandaj, si mund ta bëj këtë të keqe të madhe e të mëkatoj kundër Perëndisë?»+ 10  Ndonëse ajo i fliste Jozefit ditë për ditë, ai kurrë nuk dëgjoi të shtrihej e të shkonte me të.+ 11  Një ditë prej ditësh, ai hyri si gjithmonë në shtëpi për të bërë punët e tij, por atje nuk kishte njeri.+ 12  Atëherë ajo e mbërtheu nga rrobat+ dhe i tha: «Shtrihu me mua!»+ Por ai i la në dorë rrobën dhe ia mbathi jashtë.+ 13  Kur pa që ai i la në dorë rrobën dhe iku, 14  ajo nisi t’u thërriste njerëzve të shtëpisë së saj e t’u thoshte: «Shihni! Ai na solli këtë burrë, një hebre, për të na bërë gazin e botës. Ai erdhi që të shtrihej me mua, por unë nisa të thërritja sa më hante zëri.+ 15  Me të dëgjuar që nisa të bërtisja me të madhe, ai e la rrobën pranë meje dhe ia mbathi e doli jashtë.» 16  Pastaj, ajo e mbajti vetë rrobën e tij, derisa erdhi në shtëpi zotëria.+ 17  Atëherë ajo i tha: «Shërbëtori hebre që na solle ti, erdhi tek unë për të më bërë gazin e botës. 18  Por, sapo nisa të bërtisja me të madhe, ai e la rrobën pranë meje dhe ia mbathi jashtë.»+ 19  Kur dëgjoi fjalët e së shoqes, që i tha: «Kështu e kështu ma bëri shërbëtori yt», zotërisë së tij iu ndez zemërimi.+ 20  Prandaj ai e kapi Jozefin dhe e futi në burgun e shtëpisë, në vendin ku mbaheshin nën arrest të burgosurit e mbretit, dhe ai mbeti atje.+ 21  Megjithatë, Jehovai vazhdoi të ishte me Jozefin dhe i tregonte dashamirësi. Ai bëri që Jozefi të gjente hir në sytë e kryezyrtarit të burgut të shtëpisë.+ 22  Kështu, ai i la në dorë të Jozefit gjithë të burgosurit dhe ai ishte përgjegjës për gjithçka që bënin ata atje.+ 23  Kryezyrtari i burgut të shtëpisë nuk kujdesej fare për asnjë nga punët e tij, sepse Jehovai ishte me Jozefin dhe çdo gjë që bënte, Jehovai ia binte mbarë.+

Shënime në fund të faqes