Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 37:1-36

37  Jakobi banoi në vendin ku kishte banuar si i huaj edhe ati i tij,+ në vendin e Kanaanit.+  Kjo është historia e Jakobit.Kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, Jozefi+ ruante dhentë+ me vëllezërit e tij dhe, meqë ishte ende djalosh, rrinte me bijtë e Bilhasë+ dhe me bijtë e Zilpës,+ gratë e atit të tij. Kështu, Jozefi i tregoi të atit gjërat e këqija që bënin ata.+  Izraeli e donte Jozefin më shumë se gjithë bijtë e tjerë,+ sepse ai ishte djali i pleqërisë. Prandaj i kishte bërë një rrobë të gjatë vija-vija.+  Kur vëllezërit panë që ati i tyre e donte atë më shumë se gjithë të tjerët, nisën ta urrenin,+ aq sa s’mund të flitnin njerëzisht me të.+  Më vonë, Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve,+ dhe për këtë ata nisën ta urrenin edhe më tepër.  Ai u tha: «Ju lutem, dëgjoni se ç’ëndërr pashë:+  ne po lidhnim duajt në mes të arës, kur ja, duajt e mi u ngritën dhe rrinin drejt, ndërsa duajt tuaj i rrethuan dhe u përkulën para duajve të mi.»+  Vëllezërit i thanë: «Mos do të bëhesh mbreti ynë tani?+ Mos do të na sundosh?»+ Kështu pra, për shkak të ëndrrave dhe të fjalëve që tha, patën një arsye më tepër për ta urryer.  Pas kësaj, ai pa edhe një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve: «Kam parë edhe një ëndërr tjetër, ku dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje po përkuleshin para meje.»+ 10  Pastaj, në prani të vëllezërve, ia tregoi edhe të atit, por ai nisi ta qortonte:+ «Ç’kuptim ka kjo ëndërr? Mos vallë unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu do të vijmë e do të përkulemi përtokë para teje?!» 11  Vëllezërit e tij u bënë xhelozë për të,+ por i ati i mbajti mend këto fjalë.+ 12  Tani, vëllezërit e tij shkuan të kullotnin kopenë e atit të tyre pranë Sikemit.+ 13  Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Vëllezërit e tu po ruajnë kopetë pranë Sikemit, apo jo? Eja të të dërgoj tek ata.» Ai ia ktheu: «Ja ku jam.»+ 14  Atëherë ai i tha: «Shko, të lutem. Shih nëse vëllezërit e tu janë shëndoshë e mirë dhe nëse kopeja është shëndoshë e mirë, dhe më ço fjalë.»+ Kështu, e dërgoi nga ultësira e Hebronit,+ dhe ai shkoi drejt Sikemit. 15  Më vonë, një burrë e gjeti tek endej nëpër fushë. Atëherë burri e pyeti: «Çfarë po kërkon?» 16  Ai i tha: «Po kërkoj vëllezërit. Më thuaj, të lutem, ku po i ruajnë kopetë?» 17  Burri vazhdoi: «Janë larguar që këtej, sepse i dëgjova të thoshin: ‘Le të shkojmë në Dotan.’» Kështu, Jozefi i ndoqi vëllezërit dhe i gjeti në Dotan. 18  Ata e vunë re nga larg dhe, para se ai t’u afrohej, nisën të komplotonin me dinakëri kundër tij për ta vrarë.+ 19  Kështu, i thanë njëri-tjetrit: «Ja tek po vjen ëndërrimtari!+ 20  Ejani, ta vrasim, ta hedhim në një nga këto gropa uji,+ dhe të themi se e gllabëroi një kafshë e egër.+ Pastaj të shohim se ç’do të bëhet me ëndrrat e tij.» 21  Kur Rubeni e dëgjoi këtë, u përpoq ta shpëtonte nga duart e tyre.+ Prandaj, tha: «Të mos e vrasim.»+ 22  Pastaj shtoi: «Mos derdhni gjak.+ Hidheni më mirë në këtë gropë uji në shkretëtirë, por mos ngrini dorë kundër tij.»+ Ai donte ta shpëtonte nga duart e tyre, që ta kthente tek i ati. 23  Kështu, pra, sapo Jozefi mbërriti te vëllezërit e tij, ata ia hoqën rrobën e gjatë vija-vija që kishte veshur.+ 24  Pastaj e morën dhe e hodhën në gropën e ujit.+ Por gropa ishte bosh, pa ujë. 25  Pastaj, u ulën të hanin.+ Kur ngritën sytë, panë një karvan ismaelitësh+ që po vinte nga Galaadi, me devetë e ngarkuara me labdan, balsam dhe lëvore rrëshinore,+ që po zbriste në Egjipt. 26  Atëherë Juda u tha vëllezërve: «Ç’dobi do të kemi po ta vrasim vëllanë tonë dhe të mbulojmë vdekjen* e tij?+ 27  Le t’ua shesim ismaelitëve,+ dhe të mos ngremë dorë kundër tij.+ Në fund të fundit, është vëllai ynë, mishi ynë.» Kështu, ata e dëgjuan vëllanë e tyre.+ 28  Aty pranë po kalonin disa burra, tregtarë midianitë.+ Prandaj, ata e nxorën Jozefin nga gropa e ujit,+ dhe ua shitën ismaelitëve për njëzet monedha argjendi.+ Këta e çuan Jozefin në Egjipt. 29  Më vonë, Rubeni u kthye në gropën e ujit, por nuk e gjeti Jozefin atje. Prandaj, ai shqeu rrobat.+ 30  Pastaj shkoi te vëllezërit dhe u tha me zë të lartë: «Fëmija ka ikur! Po unë, ku të shkoj tani?»+ 31  Por ata morën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e ngjyen disa herë në gjak rrobën.+ 32  Pastaj ia dërguan atë atit të tyre, bashkë me këto fjalë: «Ja çfarë gjetëm.+ Shihe, të lutemi, nëse është apo jo rroba e tët biri.»+ 33  Ai e pa dhe thirri: «Është rroba e tim biri! Jozefin do ta ketë gllabëruar ndonjë kafshë e egër!+ Do ta ketë shqyer!»+ 34  Atëherë Jakobi shqeu rrobat, ngjeshi një copë thesi në ijë dhe mbajti zi për të birin shumë ditë.+ 35  Gjithë bijtë e bijat e tij vinin për ta ngushëlluar,+ por ai nuk pranonte të ngushëllohej dhe thoshte:+ «Do të zbres të mbaj zi tek im bir, në Sheol!»* Dhe ati i tij vazhdoi ta qante. 36  Midianitët e shitën Jozefin në Egjipt te Potifari, një zyrtar i oborrit të faraonit,+ kreu i truprojës.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «gjakun».
Shih Shtojcën 3B.