Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 36:1-43

36  Kjo është historia e Esaut, domethënë e Edomit.+  Esau u martua me gra kananite:+ Adën,+ bijën e hititit Elon,+ Oholibamën,+ bijën e Anahut, mbesën e hivitit Zibeon,  dhe Basematën,+ bijën e Ismaelit, motrën e Nebajotit.+  Ada i lindi Esaut Elifazin, kurse Basemata lindi Reuelin,  ndërsa Oholibama lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahun.+Këta janë bijtë e Esaut, që i lindën në vendin e Kanaanit.  Pastaj, Esau i mori gratë, bijtë e bijat, gjithë sa shpirt bëheshin të shtëpisë së tij, tufën e tij, gjithë kafshët e tjera dhe tërë pasurinë+ që kishte grumbulluar në vendin e Kanaanit, dhe shkoi në një vend larg të vëllait, Jakobit,+  sepse zotërimet e tyre ishin shtuar aq shumë, sa ata nuk mund të banonin më së bashku, dhe në tokën ku kishin banuar si të huaj, nuk kishte më vend, sepse ata kishin shumë tufa.+  Kështu, Esau u vendos në rajonin malor të Seirit.+ Esau është Edomi.+  Kjo është historia e Esaut, atit të Edomit, në rajonin malor të Seirit.+ 10  Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, biri i Adës, gruas së Esaut; Reueli, biri i Basematës, gruas së Esaut.+ 11  Bijtë e Elifazit ishin: Temani,+ Omari, Zefo, Gatami dhe Kenazi.+ 12  Timna+ u bë konkubina e Elifazit, birit të Esaut. Ajo i lindi Elifazit Amalekun.+ Këta janë bijtë e Adës, gruas së Esaut. 13  Këta janë bijtë e Reuelit: Nahati, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.+ Këta ishin bijtë e Basematës,+ gruas së Esaut. 14  Ndërsa këta janë bijtë e Oholibamës, bijës së Anahut, mbesës së Zibeonit, gruas së Esaut: ajo i lindi Esaut Jeushin, Jalamin dhe Korahun.+ 15  Këta janë sheikët+ e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, të parëlindurit të Esaut: sheiku Teman,+ sheiku Omar, sheiku Zefo, sheiku Kenaz, 16  sheiku Korah, sheiku Gatam, sheiku Amalek. Këta janë sheikët e Elifazit+ në vendin e Edomit. Këta janë bijtë që i lindi Ada. 17  Këta janë bijtë e Reuelit, birit të Esaut: sheiku Nahat, sheiku Zerah, sheiku Shamah, sheiku Mizah. Këta janë sheikët e Reuelit në vendin e Edomit.+ Këta janë bijtë që i lindi Basemata, gruaja e Esaut. 18  Së fundi, këta janë bijtë e Oholibamës, gruas së Esaut: sheiku Jeush, sheiku Jalam, sheiku Korah. Këta janë sheikët e Oholibamës, bijës së Anahut, gruas së Esaut. 19  Këta janë bijtë e Esaut, dhe këta janë sheikët e tyre. Ai është Edomi.+ 20  Këta janë bijtë e Seirit, horitit, banorë të vendit:+ Lotani, Shobali, Zibeoni, Anahu,+ 21  Dishoni, Ezeri dhe Dishani.+ Këta janë sheikët e horitëve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit. 22  Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemami; motra e Lotanit ishte Timna.+ 23  Këta janë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahati, Ebali, Shefoja dhe Onami. 24  Këta janë bijtë e Zibeonit: Ajahu dhe Anahu. Ky është Anahu që gjeti burimet e nxehta në shkretëtirë, ndërsa ruante gomarët e Zibeonit, të atit.+ 25  Këta janë fëmijët e Anahut: Dishoni dhe Oholibama, bija e Anahut. 26  Këta janë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.+ 27  Këta janë bijtë e Ezerit: Bilhani, Zavani dhe Akani. 28  Këta janë bijtë e Dishanit: Uzi dhe Arani.+ 29  Këta janë sheikët e horitëve: sheiku Lotan, sheiku Shobal, sheiku Zibeon, sheiku Anah, 30  sheiku Dishon, sheiku Ezer dhe sheiku Dishan.+ Këta janë sheikët e horitëve në vendin e Seirit. 31  Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit+ përpara se të mbretëronte ndonjë mbret mbi bijtë e Izraelit:+ 32  Belahu, biri i Beorit, nisi të mbretëronte në Edom,+ dhe qyteti i tij e kishte emrin Dinabah. 33  Kur vdiq Belahu, në vend të tij filloi të mbretëronte Jobabi,+ biri i Zerahut nga Bozrahu.+ 34  Kur vdiq Jobabi, në vend të tij filloi të mbretëronte Hushami+ nga vendi i temanitëve.+ 35  Kur vdiq Hushami, në vend të tij filloi të mbretëronte Hadadi, biri i Bedadit, i cili i mundi midianitët+ në fushën e Moabit.+ Qyteti i tij e kishte emrin Avit.+ 36  Kur vdiq Hadadi, në vend të tij filloi të mbretëronte Samlahu nga Masrekahu.+ 37  Kur vdiq Samlahu, në vend të tij filloi të mbretëronte Shauli nga Rehoboti, që është afër Lumit.+ 38  Kur vdiq Shauli, në vend të tij filloi të mbretëronte Baal-Hanani, biri i Akborit.+ 39  Kur vdiq Baal-Hanani, biri i Akborit, në vend të tij filloi të mbretëronte Hadari. Qyteti i tij e kishte emrin Pau, kurse e shoqja quhej Mehetabela, bija e Matredës, që ishte bijë e Mezahabës.+ 40  Këta janë, pra, emrat e sheikëve të Esaut, sipas familjeve të tyre, sipas vendeve të tyre: sheiku Timna, sheiku Alvah, sheiku Jetet,+ 41  sheiku Oholibama, sheiku Elah, sheiku Pinon,+ 42  sheiku Kenaz, sheiku Teman, sheiku Mibzar,+ 43  sheiku Magdiel, sheiku Iram. Këta janë sheikët e Edomit,+ sipas vendbanimeve të tyre në vendin që zotëronin.+ Ky është Esau, ati i Edomit.+

Shënime në fund të faqes