Zanafilla 32:1-32

32  Edhe Jakobi vazhdoi udhën dhe engjëjt e Perëndisë i dolën përpara.+  Kur i pa, Jakobi tha menjëherë: «Ky është kampi i Perëndisë!»+ Prandaj e quajti atë vend Mahanaim.+  Pastaj, Jakobi dërgoi përpara lajmëtarë+ te vëllai i tij Esau, në vendin e Seirit,+ në fushën e Edomit,+  dhe i urdhëroi: «Ja çfarë do t’i thoni zotërisë tim,+ Esaut: “Shërbëtori yt, Jakobi, thotë: ‘Kam banuar me Labanin si i huaj, dhe kam qëndruar për një kohë të gjatë, deri tani.+  Kam dema dhe gomarë, dhen, shërbyes dhe shërbyese,+ dhe desha t’ia bëja të ditur zotërisë tim, që të gjej hir në sytë e tij.’”»+  Kur lajmëtarët u kthyen te Jakobi, i thanë: «Shkuam te vëllai yt Esau dhe ai po vjen të të takojë, bashkë me katërqind burra.»+  Jakobi u frikësua shumë dhe e pushtoi ankthi.+ Prandaj, i ndau njerëzit e vet, kopetë, gjedhët dhe devetë në dy kampe,+  sepse tha: «Nëse Esau vjen te njëri kamp dhe e sulmon, atëherë me siguri kampi që mbetet ka për të shpëtuar.»+  Pastaj, Jakobi tha: «O Perëndi i atit tim Abraham dhe Perëndi i atit tim Isak,+ o Jehova, ti që më thua: ‘Kthehu në vendin tënd, te të afërmit e tu dhe unë do të të trajtoj mirë’,+ 10  unë jam i padenjë për gjithë dashamirësinë dhe besnikërinë që ti ke treguar ndaj shërbëtorit tënd,+ sepse e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani jam bërë dy kampe.+ 11  Më çliro, të lutem,+ nga dora e tim vëllai, nga dora e Esaut, sepse kam frikë se mos vjen e më sulmon mua,+ bashkë me nënat dhe fëmijët. 12  Por ti vetë ke thënë: ‘Pa dyshim do të të trajtoj mirë dhe do ta bëj farën tënde si kokrrizat e rërës së detit, aq shumë sa s’mund të numërohet.’»+ 13  Kështu, atë natë e kaloi atje. Pastaj, nga të gjitha gjërat që kishte, mori një dhuratë për Esaun, vëllanë e tij:+ 14  dyqind dhi e njëzet cjep, dyqind dele e njëzet desh, 15  tridhjetë deve pëlleja dhe të vegjlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë gomarë.+ 16  Pastaj, ai vetë ua dorëzoi tufat shërbëtorëve njërën pas tjetrës dhe u thoshte herë pas here: «Kaloni përpara meje dhe lini hapësirë mes njërës tufë dhe tjetrës.»+ 17  Pastaj, e urdhëroi të parin: «Në rast se im vëlla, Esau, të takon dhe të pyet: ‘Kujt i përket, ku po shkon dhe të kujt janë këto që ke përpara?’, 18  atëherë thuaji: ‘Të shërbëtorit tënd, Jakobit. Janë dhuratë+ për zotërinë tim,+ Esaun. Ndërsa ai vetë është pas nesh.’» 19  Po kështu urdhëroi edhe të dytin, të tretin, si dhe ata që ndiqnin tufat: «Kështu do t’i thoni Esaut kur ta takoni.+ 20  Gjithashtu, thuajini: ‘Ja ku është shërbëtori yt Jakobi, pas nesh.’»+ Sepse thoshte me vete: «Mund ta qetësoj me anë të dhuratës që kam dërguar përpara,+ dhe pastaj do të shoh fytyrën e tij. Ndoshta më pret me dashamirësi.»+ 21  Prandaj, e nisi dhuratën përpara, ndërsa ai vetë e kaloi atë natë në kamp.+ 22  Natën u ngrit, mori dy gratë,+ dy shërbyeset+ dhe njëmbëdhjetë fëmijët e vegjël,+ dhe kaloi vaun e Jabokut.+ 23  Kështu, i mori dhe i kaloi matanë luginës së përroit,+ bashkë me gjithçka që kishte. 24  Më në fund, Jakobi mbeti vetëm. Atëherë një burrë nisi të kacafytej me të derisa agoi.+ 25  Kur pa se nuk po ngadhënjente dot mbi të,+ ai burrë i preku zgavrën e kyçit të kofshës, dhe Jakobit i doli nga vendi kyçi i kofshës, ndërsa kacafytej me të.+ 26  Më pas, ai burrë i tha: «Lërmë të shkoj, sepse po agon.» Por Jakobi ia ktheu: «S’të lë të ikësh, pa më bekuar më parë.»+ 27  Kështu, ai e pyeti: «Si e ke emrin?» Ai iu përgjigj: «Jakob.» 28  Atëherë ai i tha: «Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael,+ sepse u ndeshe+ me Perëndinë e me njerëzit, dhe më në fund ngadhënjeve.» 29  Edhe Jakobi i tha: «Më thuaj, të lutem, emrin tënd.» Por ai iu përgjigj: «Përse më pyet për emrin?»+ Pastaj e bekoi. 30  Prandaj, Jakobi e quajti atë vend Peniel,+ sepse, si tha ai: «E kam parë Perëndinë ballë për ballë, e megjithatë shpirti im u çlirua.»+ 31  Ndërkohë, dielli nisi të rrëzëllente sipër tij, sapo kaloi Penuelin, por ai çalonte për shkak të kofshës.+ 32  Ja përse bijtë e Izraelit deri sot e kësaj dite nuk e kanë zakon të hanë tejzën afër nervit të kofshës, që është në zgavrën e kyçit të kofshës, sepse ai preku zgavrën e kyçit të kofshës së Jakobit, te tejza afër nervit të kofshës.+

Shënime në fund të faqes