Zanafilla 3:1-24

3  Gjarpri+ ishte më i kujdesshmi+ i të gjitha bishave të fushës që kishte bërë Perëndia Jehova.+ Kështu ai nisi t’i thoshte gruas:+ «Vërtet ka thënë Perëndia që të mos hani nga çdo pemë e kopshtit?»+  Gruaja i tha gjarprit: «Nga fryti i pemëve të kopshtit mund të hamë.+  Por për frytin e pemës që është në mes të kopshtit,+ Perëndia ka thënë: ‘Mos e hani, madje as mos e prekni, që të mos vdisni.’»+  Atëherë gjarpri ia ktheu: «Ju s’keni për të vdekur aspak.+  Por Perëndia e di se, po atë ditë që do të hani, sytë tuaj do të hapen e ju do të jeni si Perëndi, dhe do të njihni të mirën dhe të keqen.»+  Si rrjedhim, gruaja pa që fryti i pemës ishte i mirë si ushqim dhe i lakmueshëm për sytë, po, fryti i pemës ishte i dëshirueshëm për t’u parë.+ Prandaj ajo mori nga fryti i pemës dhe hëngri. Më pas, kur ishin bashkë, i dha edhe burrit, e kështu hëngri edhe ai.+  Atëherë të dyve iu hapën sytë dhe nisën të kuptonin se ishin lakuriq.+ Prandaj qepën gjethe fiku dhe bënë mbulesa për ijët.+  Më vonë dëgjuan zërin e Perëndisë Jehova, që ecte në kopsht në kohën kur frynte flladi i pasdites,+ dhe burri e gruaja e tij zunë të fshiheshin nga Perëndia Jehova nëpër pemët e kopshtit.+  Perëndia Jehova i thërriste burrit: «Ku je?»+ 10  Më në fund, ai iu përgjigj: «Dëgjova zërin tënd në kopsht, por pata frikë, sepse isha lakuriq, e prandaj u fsheha.»+ 11  Perëndia ia ktheu: «Kush të tha se ishe lakuriq?+ Mos ke ngrënë nga pema, për të cilën të urdhërova të mos haje?»+ 12  Burri tha: «Gruaja që më dhe, ajo më dha nga fryti i pemës, dhe unë hëngra.»+ 13  Atëherë Perëndia Jehova i tha gruas: «Ç’është kjo që bëre?» Gruaja iu përgjigj: «Gjarpri më mashtroi, dhe unë hëngra.»+ 14  Perëndia Jehova i tha gjarprit:+ «Meqë ke bërë këtë gjë, ti je i mallkuar ndër të gjitha kafshët e buta dhe ndër të gjitha bishat e fushës. Do të ecësh me bark dhe do të hash pluhur gjithë ditët e jetës sate.+ 15  Unë+ do të vë armiqësi+ mes teje+ dhe gruas,+ mes farës sate+ dhe farës së saj.+ Ai+ do të të shtypë+ kokën,+ dhe ti+ do ta plagosësh+ në thembër.»+ 16  Gruas i tha: «Do të t’i shtoj së tepërmi dhembjet e shtatzënisë.+ Me dhembje do të sjellësh në jetë fëmijë;+ do të digjesh nga dëshira për tët shoq, dhe ai do të sundojë mbi ty.»+ 17  Adamit i tha: «Meqë dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga fryti i pemës, për të cilën të urdhërova:+ ‘Mos ha prej saj’, toka është e mallkuar për shkakun tënd.+ Me dhembje do të hash frytin e saj gjithë ditët e jetës sate.+ 18  Ajo do të rritë për ty gjemba e gjembaçë,+ dhe ti do të hash bimësinë e fushës. 19  Do të hash bukë me djersën e ballit, derisa të kthehesh në dhé, sepse prej tij u more.+ Sepse ti je pluhur, dhe në pluhur do të kthehesh.»+ 20  Pas kësaj, Adami e quajti gruan e tij Evë,*+ sepse ajo do të bëhej nëna e gjithë të gjallëve.+ 21  Perëndia Jehova bëri rroba të gjata prej lëkure për Adamin e gruan e tij, dhe i veshi ata.+ 22  Perëndia Jehova tha: «Ja, njeriu është bërë si një prej nesh, se njeh të mirën dhe të keqen.+ Tani, që të mos zgjatë dorën e të marrë edhe nga fryti i pemës së jetës,+ dhe të hajë e të jetojë përgjithnjë . . .» 23  Atëherë Perëndia Jehova e nxori nga kopshti i Edenit,+ që të punonte tokën nga e cila ishte marrë.+ 24  Kështu ai e dëboi njeriun, dhe në lindje të kopshtit të Edenit+ vuri kerubinët+ e një shpatë flakëruese, e cila rrotullohej vazhdimisht, për të ruajtur udhën për te pema e jetës.

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «e gjallë».