Zanafilla 28:1-22

28  Atëherë Isaku thirri Jakobin, e bekoi dhe e urdhëroi: «Mos merr grua nga bijat e Kanaanit.+  Ngrihu, shko në Padan-Aram, në shtëpinë e Betuelit, atit të nënës sate, dhe atje merr një grua nga bijat e Labanit, vëllait të nënës sate.+  Perëndia i Plotfuqishëm do të të bekojë e do të të shumojë, dhe nga ti do të vijnë shumë popuj.+  Ai do të të japë bekimin e Abrahamit,+ ty dhe farës sate,+ që të shtiesh në dorë vendin ku banon si i huaj,+ që Perëndia ia ka dhënë Abrahamit.»+  Kështu, Isaku e nisi Jakobin, dhe ky iku në Padan-Aram, te Labani, biri i Betuelit, sirianit,+ vëllai i Rebekës,+ nënës së Jakobit dhe Esaut.+  Esau e mori vesh që Isaku e bekoi Jakobin dhe e nisi në Padan-Aram, që të merrte atje një grua, dhe e urdhëroi: «Mos merr grua nga bijat e Kanaanit»,+  dhe që Jakobi iu bind të atit dhe së ëmës, dhe u nis për në Padan-Aram.+  Kështu Esau e kuptoi që atit të tij, Isakut, nuk i pëlqenin bijat e Kanaanit.+  Prandaj, përveç grave që kishte tashmë,+ Esau shkoi tek Ismaeli dhe mori për grua Mahalatën, vajzën e Ismaelit, birit të Abrahamit, motrën e Nebajotit. 10  Kurse Jakobi vazhdoi rrugën e tij nga Beer-Sheba, që të shkonte në Haran.+ 11  Arriti në një vend dhe e kaloi natën atje, sepse dielli kishte perënduar. Mori një gur, e vuri si mbështetëse për kokën dhe u shtri në atë vend.+ 12  Ai nisi të shihte në ëndërr+ një shkallë që ishte vendosur në tokë, maja e së cilës arrinte deri në qiej. Dhe ja, engjëjt e Perëndisë ngjiteshin e zbritnin nëpër të.+ 13  Jehovai rrinte në majë të saj dhe thoshte:+«Unë jam Jehovai, Perëndia i Abrahamit, atit tënd, dhe Perëndia i Isakut.+ Vendin ku je shtrirë, do të ta jap ty dhe farës sate.+ 14  Fara jote ka për t’u bërë si grimcat e pluhurit të tokës,+ dhe ti ke për t’u përhapur kudo, në perëndim e në lindje, në veri e në jug.+ Me anën tënde dhe me anën e farës sate do të arrijnë të marrin bekime të gjitha kombet e tokës.+ 15  Unë jam me ty dhe do të të ruaj gjatë gjithë udhës ku po shkon e do të të kthej në këtë vend,+ sepse nuk do të të lë, derisa të kem bërë vërtet atë që të kam thënë.»+ 16  Atëherë Jakobi u zgjua dhe tha: «Vërtet, Jehovai është në këtë vend dhe unë nuk e dija.» 17  Pastaj e zuri frika dhe shtoi:+ «Ky vend të ngjall frikë!+ Kjo s’është gjë tjetër veçse shtëpia e Perëndisë+ dhe porta e qiejve.» 18  Kështu, Jakobi u çua herët në mëngjes, mori gurin që e kishte si mbështetëse për kokën, e ngriti si një shtyllë dhe derdhi vaj mbi të.+ 19  Pastaj e quajti atë vend Bethel,*+ por më parë emri i atij qyteti ishte Luz.+ 20  Jakobi mori një zotim+ dhe tha: «Nëse Perëndia do të vazhdojë të jetë me mua dhe do të më ruajë në udhën ku po shkoj, nëse do të më japë bukë për të ngrënë e rroba për të veshur+ 21  dhe nëse kthehem shëndoshë e mirë në shtëpinë e tim eti, atëherë Jehovai do të ketë treguar se është Perëndia im.»+ 22  Pastaj vazhdoi: «Ky gur që e ngrita si shtyllë, do të jetë shtëpi e Perëndisë,+ dhe nga çdo gjë që do të më japësh, unë do të të jap të dhjetën.»+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «shtëpi e Perëndisë».