Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 27:1-46

27  Isaku ishte i moshuar dhe sytë e kishin lënë e nuk shihte.+ Ai thirri Esaun, djalin më të madh, dhe i tha:+ «Biri im!» Ky ia ktheu: «Ja ku jam.»  Ai vazhdoi: «Unë jam plakur,+ dhe nuk e di ditën e vdekjes.+  Të lutem, merr armët, kukurën me shigjeta dhe harkun, dhe dil në fushë e gjuaj ca gjah për mua.+  Pastaj bëmë një gjellë të shijshme, ashtu si më pëlqen mua, dhe ma sill ta ha, që shpirti im të të bekojë para se të vdes.»+  Mirëpo, Rebeka po dëgjonte kur Isaku po fliste me Esaun, birin e tij. Pastaj Esau doli në fushë që të zinte gjah dhe t’ia sillte.+  Rebeka i tha të birit, Jakobit:+ «Sapo dëgjova tët atë që fliste me vëllanë tënd, Esaun, dhe po i thoshte:  ‘Më sill ca gjah dhe më bëj një gjellë të shijshme që ta ha dhe të të bekoj përpara Jehovait, para se të vdes.’+  Prandaj, biri im, dëgjoje zërin tim se çfarë po të urdhëroj.+  Të lutem, shko te tufa dhe më sill dy keca të mirë, që t’i përgatit atit tënd një gjellë të shijshme, ashtu siç i pëlqen atij. 10  Pastaj çoja, që ta hajë dhe të të bekojë para se të vdesë.» 11  Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: «Por im vëlla Esau është leshtor, kurse unë e kam lëkurën të lëmuar.+ 12  Po sikur im atë të më prekë?+ Atëherë do të duket sikur dua ta vë në lojë,+ dhe do t’i sjell vetes mallkimin e jo bekimin.»+ 13  E ëma ia ktheu: «Ai mallkim rëntë mbi mua, biri im!+ Po vetëm dëgjoje zërin tim dhe shko e m’i merr ata keca.»+ 14  Atëherë ai shkoi, i mori e ia solli së ëmës, dhe ajo bëri një gjellë të shijshme, ashtu siç i pëlqente atit të tij. 15  Pastaj, Rebeka mori rrobat më të mira të Esaut, djalit më të madh,+ që i mbante në shtëpi,+ dhe ia veshi Jakobit, djalit më të vogël.+ 16  Ndërsa lëkurët e kecave ia vuri në duar dhe në pjesën pa qime të qafës.+ 17  Pastaj, i dha në dorë Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte bërë.+ 18  Kështu ai shkoi tek i ati dhe i tha: «O Atë!» Ky ia ktheu: «Ja ku jam. Kush je ti, biri im?» 19  Jakobi i tha të atit: «Jam Esau, i parëlinduri yt.+ Bëra si më the. Të lutem, ngrihu të hash pak nga gjahu im, që shpirti yt të më bekojë.»+ 20  Kështu Isaku i tha të birit: «Si e gjete kaq shpejt, biri im?» Ai ia ktheu: «Sepse Jehovai, Perëndia yt, bëri që të më dilte përpara.» 21  Atëherë Isaku i tha Jakobit: «Eja më pranë, të lutem, që të të prek e të di nëse ti je vërtet biri im Esau.»+ 22  Kështu, Jakobi iu afrua më pranë Isakut, që nisi ta prekte. Pastaj tha: «Zëri është i Jakobit, por duart janë të Esaut.»+ 23  Dhe nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore, si duart e të vëllait, Esaut. Prandaj, ai e bekoi.+ 24  Pastaj i tha: «A je vërtet im bir Esau?» Ky i tha: «Unë jam.»+ 25  Kështu Isaku i tha: «Sillma këtu afër, që të ha pak nga gjahu i tim biri, dhe shpirti im të të bekojë.»+ Jakobi ia afroi, dhe ai nisi të hante. I solli edhe verë, dhe ai nisi të pinte. 26  Atëherë Isaku, ati i tij, i tha: «Afrohu, të lutem, dhe më puth, biri im.»+ 27  Kështu ai iu afrua, dhe Isaku e puthi dhe ndjeu aromën e rrobave të tij.+ Pastaj e bekoi dhe tha:«Ja, aroma e tim biri është si aroma e fushës, që Jehovai e ka bekuar. 28  Perëndia i vërtetë të dhëntë vesën e qiejve,+ tokën pjellore,+ drithë me bollëk dhe verë të re!+ 29  Popujt të shërbefshin dhe kombet u përkulshin thellë para teje!+ Qofsh zotëri për vëllezërit e tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin thellë para teje!+ Mallkuar qoftë kush të mallkon dhe bekuar qoftë kush të bekon!»+ 30  Kur Isaku e kishte bekuar Jakobin, dhe sapo ai ishte larguar nga Isaku, ati i tij, Esau u kthye nga gjuetia.+ 31  Edhe ai bëri një gjellë të shijshme. Pastaj ia çoi të atit dhe i tha: «Ngrihu, o atë, dhe ha pak nga gjahu i birit tënd, që shpirti yt të më bekojë.»+ 32  Isaku ia ktheu: «Kush je ti?» Ai i tha: «Jam yt bir, i parëlinduri yt, Esau.»+ 33  Isaku u trondit tej mase, filloi të dridhej fort dhe tha: «Po kush ishte ai që shkoi për gjah dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të hyje ti dhe e bekova, prandaj ai do të jetë i bekuar!»+ 34  Kur dëgjoi fjalët e të atit, Esau bërtiti fort, tërë hidhërim.+ Pastaj i tha: «Bekomë edhe mua, o atë!»+ 35  Por ai ia ktheu: «Yt vëlla erdhi tek unë me mashtrim, që të merrte bekimin që ishte për ty.»+ 36  Esau i tha: «Nuk është quajtur më kot Jakob! Dy herë ma ka zënë vendin me marifet!+ Tashmë më ka marrë të drejtën e të parëlindurit+ dhe ja, këtë herë më mori edhe bekimin!»+ Pastaj shtoi: «A nuk ke ruajtur një bekim edhe për mua?» 37  Por Isaku iu përgjigj Esaut: «Ja, e caktova zotëri për ty,+ dhe gjithë vëllezërit ia dhashë si shërbëtorë.+ I premtova edhe drithë dhe verë të re.+ Ç’gjë tjetër ka mbetur që të bëj për ty, biri im?» 38  Atëherë Esau i tha: «Vetëm një bekim ke, o atë? Bekomë edhe mua, ati im!»+ Kështu Esau qau me zë të lartë.+ 39  Isaku iu përgjigj:«Ja, banesa jote do të jetë larg tokës pjellore dhe larg vesës së qiejve atje lart.+ 40  Do të jetosh me anë të shpatës sate+ dhe do t’i shërbesh vëllait tënd.+ Por kur të të mërzitet shpirti, ke për ta thyer nga qafa zgjedhën e tij.»+ 41  Megjithatë, Esau ushqeu mëri kundër Jakobit, për shkak të bekimit që i kishte dhënë i ati,+ dhe thoshte me vete:*+ «Koha që do të mbajmë zi për babanë, po afrohet.+ Pastaj do ta vras Jakobin, tim vëlla.»+ 42  Kur ia thanë Rebekës fjalët e Esaut, djalit më të madh, ajo thirri menjëherë Jakobin, djalin më të vogël, dhe i tha: «Ja, yt vëlla Esau kërkon të të vrasë,+ që të gjejë ngushëllim. 43  Prandaj, biri im, dëgjoje zërin tim, ngrihu+ dhe ik shpejt te Labani, vëllai im, në Haran.+ 44  Rri me të për ca kohë, derisa të qetësohet tërbimi i vëllait tënd,+ 45  derisa t’i kalojë zemërimi dhe të harrojë ç’i bëre.+ Unë do të të çoj fjalë, që të vish që andej. Pse t’ju humbas të dyve në një ditë?» 46  Rebeka i thoshte Isakut: «Më është neveritur jeta nga bijat e Hethit.+ Sikur Jakobi të marrë për grua ndonjë nga bijat e Hethit, një nga këto bijat e vendit, ç’ta dua jetën?»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Zn 8:21.