Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 25:1-34

25  Pastaj, Abrahami mori një grua tjetër, që e kishte emrin Keturë.+  Ajo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Midianin,+ Ishbakun dhe Shuahun.+  Jokshanit i lindën Sheba+ dhe Dedani.+Bijtë e Dedanit ishin: Ashurimi, Letushimi dhe Leumimi.  Bijtë e Midianit ishin: Efahu,+ Eferi, Hanoku, Abidai dhe Eldahu.+Të gjithë këta ishin bijtë e Keturës.  Më vonë Abrahami i dha Isakut çdo gjë që kishte,+  kurse bijve që kishte me konkubinat, u dha dhurata.+ Pastaj, ndërsa ishte ende gjallë, i largoi nga i biri, Isaku,+ për në vendin e Lindjes.+  Abrahami jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.  Pastaj Abrahami dha frymë e vdiq në pleqëri të mbarë, i moshuar e i kënaqur, dhe u bashkua me popullin e tij.+  Isaku dhe Ismaeli, bijtë e tij, e varrosën në shpellën e Makpelahut, në arën e Efronit, birit të Zoharit, hititit, që ndodhet përballë Mamres,+ 10  në arën që Abrahami u kishte blerë bijve të Hethit. Abrahamin e varrosën atje, e po kështu edhe Sarën, gruan e tij.+ 11  Pas vdekjes së Abrahamit, Perëndia vazhdoi ta bekonte Isakun, birin e tij.+ Isaku banonte pranë Beer-Lahai-Roit.+ 12  Kjo është historia e Ismaelit,+ birit të Abrahamit, që Agara, egjiptiania, shërbyesja e Sarës, i lindi Abrahamit.+ 13  Këta janë emrat e bijve të Ismaelit sipas prejardhjes së tyre familjare: Nebajoti,+ i parëlinduri i Ismaelit, Kedari,+ Adbeeli, Mibsami,+ 14  Mishmai, Dumai, Masai, 15  Hadadi,+ Temai,+ Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.+ 16  Këta janë bijtë e Ismaelit, dhe këta janë emrat e tyre sipas vendbanimeve dhe sipas kampeve të tyre, të rrethuara me mure:+ dymbëdhjetë prijës sipas klaneve të tyre.+ 17  Ismaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Pastaj, ai dha frymë e vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.+ 18  Ata nisën të fushonin nga Havilahu+ pranë Shurit,+ që ndodhet përballë Egjiptit, deri në Asiri, dhe zunë vend përballë gjithë vëllezërve të tyre.+ 19  Kjo është historia e Isakut, birit të Abrahamit.+Abrahamit i lindi Isaku. 20  Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, bijën e Betuelit,+ sirianit+ nga Padan-Arami, motrën e Labanit, sirianit. 21  Isaku i përgjërohej Jehovait sidomos për gruan e tij,+ sepse ishte shterpë.+ Prandaj, Jehovai iu përgjigj përgjërimit të tij,+ dhe Rebeka, e shoqja, mbeti shtatzënë. 22  Fëmijët në bark të saj nisën të ziheshin me njëri-tjetrin,+ prandaj ajo tha: «Nëse më duhet të vuaj kështu, atëherë kot që të rroj!» Dhe shkoi të pyeste Jehovain.+ 23  Jehovai i tha: «Dy kombe janë në barkun tënd,+ dy popuj do të dalin nga pjesët e tua të brendshme.+ Njëri komb do të jetë më i fortë se tjetri,+ dhe më i madhi do t’i shërbejë më të voglit.»+ 24  Dalëngadalë ajo mbushi ditët për të lindur, dhe ja, kishte pasur në bark binjakë.+ 25  I pari doli, dhe ishte i tëri i kuq, si një veshje zyrtare prej leshi.+ Prandaj e quajtën Esau.*+ 26  Pastaj doli edhe i vëllai, dhe dora e tij kishte kapur thembrën e Esaut.+ Prandaj e quajtën Jakob.*+ Isaku ishte gjashtëdhjetë vjeç kur Rebeka lindi. 27  Djemtë u rritën, dhe Esau u bë një gjahtar i zoti,+ njeri i fushave, kurse Jakobi ishte një njeri i paqortueshëm+ dhe banonte në tenda.+ 28  Isaku donte Esaun, sepse ai i sillte për të ngrënë mish gjahu, ndërsa Rebeka donte Jakobin.+ 29  Një herë, Jakobi po ziente ca gjellë, kur Esau u kthye nga fusha dhe ishte i lodhur. 30  Prandaj Esau i tha Jakobit: «Shpejt, të lutem, më jep një lugë nga ajo e kuqja atje, sepse jam i lodhur!» Ja pse u quajt Edom.*+ 31  Jakobi ia ktheu: «Më parë, më shit të drejtën tënde si i parëlindur.»+ 32  Esau vazhdoi: «Unë po vdes këtu! Ç’më duhet e drejta e të parëlindurit?!» 33  Jakobi shtoi: «Së pari m’u beto.»+ Prandaj ai iu betua dhe i shiti Jakobit të drejtën e tij si i parëlindur.+ 34  Atëherë Jakobi i dha Esaut bukë dhe gjellë me thjerrëza, dhe ai nisi të hante e të pinte.+ Pastaj u ngrit dhe u largua. Kështu, Esau e përbuzi të drejtën e të parëlindurit.+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «leshtor».
Që do të thotë «që kap thembrën; që i zë vendin».
Që do të thotë «i kuq; kuqalash».