Zanafilla 23:1-20

23  Sara jetoi njëqind e njëzet e shtatë vjet.+  Ajo vdiq në Kiriat-Arbë,+ domethënë në Hebron,+ në tokën e Kanaanit.+ Abrahami hyri në tendë që ta vajtonte e ta qante Sarën.  Pastaj u ngrit në këmbë përpara së ndjerës dhe u tha bijve të Hethit:+  «Unë jam i ardhur dhe i shpërngulur mes jush.+ Më jepni një vend si pronë për varre, që të varros të ndjerën.»+  Bijtë e Hethit iu përgjigjën:  «Dëgjona, zoti ynë.+ Për ne ti je një prijës nga Perëndia.+ Varrose të ndjerën në varret tona më të zgjedhura.+ Asnjë nga ne s’do të të pengojë që ta varrosësh të ndjerën.»+  Atëherë Abrahami u ngrit, u përkul para vendësve,+ para bijve të Hethit,+  dhe u tha: «Nëse jeni dakord që ta varros të ndjerën, më dëgjoni dhe lutjuni për mua Efronit, birit të Zoharit,+  që të më japë shpellën e Makpelahut,+ e cila ndodhet në skaj të arës së tij. Të ma japë si pronë në vendin tuaj, për varre, kundrejt pagesës së plotë në argjend.»+ 10  Efroni po rrinte ulur mes bijve të Hethit. Kështu, Efroni, hititi,+ iu përgjigj Abrahamit, ndërsa bijtë e Hethit po dëgjonin bashkë me të gjithë ata që hynin në portën e qytetit:+ 11  «Jo, imzot! Më dëgjo. Po të jap arën, po të jap edhe shpellën që është në të. Po ta jap në prani të bijve të popullit tim.+ Varrose të ndjerën.» 12  Abrahami u përkul para vendësve 13  dhe i tha Efronit, ndërsa vendësit po dëgjonin: «Të lutem, dëgjo! Unë do të të paguaj me argjend aq sa vlen ara. Merri,+ që të varros atje të ndjerën.» 14  Efroni iu përgjigj Abrahamit: 15  «Imzot, më dëgjo. Ç’është për mua dhe për ty një ngastër toke që vlen katërqind sikla argjendi? Varrose pra, të ndjerën.»+ 16  Prandaj, Abrahami e dëgjoi Efronin dhe i peshoi sasinë e argjendit që i kishte thënë ai, ndërsa bijtë e Hethit dëgjonin. I dha katërqind sikla argjendi, si ato që tregtarët kishin në qarkullim.+ 17  Kështu ara e Efronit që ishte në Makpelah, përballë Mamres, ara dhe shpella që ndodhej në të, si dhe gjithë pemët e arës,+ që ndodheshin brenda kufijve të saj, rreth e përqark, u shpallën+ 18  pronë e Abrahamit, e blerë në prani të bijve të Hethit, mes të gjithë atyre që hynin në portën e qytetit të tij.+ 19  Pas kësaj, Abrahami e varrosi Sarën, gruan e tij, në shpellën e arës së Makpelahut, përballë Mamres, domethënë Hebronit, në vendin e Kanaanit.+ 20  Kështu, ara dhe shpella që ndodhej atje, u shpallën nga bijtë e Hethit pronë e Abrahamit për varre.+

Shënime në fund të faqes