Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 20:1-18

20  Tani, që atje Abrahami e zhvendosi kampin+ për në vendin e Negebit, u vendos si banor i ardhur mes Kadeshit+ e Shurit,+ në Gerar.+  Abrahami tha përsëri për gruan e tij, Sarën: «Është motra ime.»+ Prandaj Abimeleku, mbreti i Gerarit, dërgoi njerëz dhe e mori Sarën.+  Atëherë Perëndia iu shfaq Abimelekut natën në një ëndërr dhe i tha: «Ja tek je pothuajse i vdekur për shkak të gruas që ke marrë,+ sepse ajo është gruaja e një burri* tjetër.»+  Megjithatë, Abimeleku nuk i ishte afruar asaj.+ Prandaj ai tha: «Jehova, a do të vrasësh një komb që është me të vërtetë i drejtë?+  A nuk më tha ai: ‘Është motra ime.’ Po ajo vetë, a nuk tha: ‘Është im vëlla.’ Këtë gjë e kam bërë me zemër të ndershme dhe me duar të pafajshme.»+  Perëndia i vërtetë ia ktheu në ëndërr: «Edhe unë e di se këtë e ke bërë me zemër të ndershme,+ dhe po të ndaloja që të mos mëkatoje kundër meje.+ Ja përse nuk të lejova ta prekje.+  Por tani ktheja gruan atij burri, sepse ai është një profet+ dhe do të bëjë përgjërime për ty.+ Dhe vazhdo të jetosh. Por nëse nuk e kthen, ta dish se ke për të vdekur, ti dhe gjithë të tutë.»+  Kështu, Abimeleku u çua herët në mëngjes, thirri gjithë shërbëtorët e tij dhe u tha gjithçka. Dhe njerëzit e tij u frikësuan shumë.  Pastaj, Abimeleku thirri Abrahamin dhe i tha: «Ç’na bëre kështu? Ç’mëkat kam kryer kundër teje, që ke sjellë mbi mua dhe mbretërinë time një mëkat të madh?+ Ti më bëre diçka që s’duhej bërë.»+ 10  Abimeleku vazhdoi t’i thoshte Abrahamit: «Pse e bëre këtë?»+ 11  Abrahami ia ktheu: «Sepse thashë me vete: ‘Pa dyshim në këtë vend nuk kanë frikë nga Perëndia,+ dhe do të më vrasin për shkak të gruas sime.’+ 12  Nga ana tjetër, ajo është vërtet motra ime, vajza e tim eti, por jo vajzë e sime mëje; dhe pastaj u bë gruaja ime.+ 13  Kur Perëndia më bëri të endesha larg shtëpisë së tim eti,+ i thashë asaj: “Ja si mund të më tregosh dashamirësi:+ kudo të shkojmë, thuaj për mua: ‘Është im vëlla.’”»+ 14  Pas kësaj, Abimeleku mori dhen, gjedhë, shërbyes e shërbyese dhe ia dha Abrahamit; ia ktheu edhe Sarën, të shoqen.+ 15  Pastaj, Abimeleku tha: «Ja ku e ke tokën time. Bano ku të duash.»+ 16  Ndërsa Sarës i tha: «Po i jap tët vëllai+ një mijë monedha argjendi. Do të shërbejnë si shenjë+ në sy të të gjithë atyre që janë me ty dhe përpara gjithë të tjerëve, që ti nuk je çnderuar.» 17  Abrahami nisi t’i bënte përgjërime Perëndisë së vërtetë,+ dhe Perëndia e shëroi Abimelekun, gruan e tij dhe skllavet e tij, dhe ato filluan të lindnin fëmijë. 18  Sepse Jehovai e kishte mbyllur krejt çdo bark në shtëpinë e Abimelekut, për shkak të Sarës, gruas së Abrahamit.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «pronari».