Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 14:1-24

14  Tani, në ditët e Amrafelit, mbretit të Shinarit,+ të Ariokut, mbretit të Elasarit, të Kedorlaomerit,+ mbretit të Elamit+ dhe të Tidalit, mbretit të Gojimit,+  këta bënë luftë me Berën, mbretin e Sodomës,+ me Birshain, mbretin e Gomorrës,+ me Shinabin, mbretin e Admahut,+ me Shemeberin, mbretin e Seboimit+ dhe me mbretin e Belahut (domethënë të Zoarit).+  Të gjithë këta marshuan si aleatë+ deri në ultësirën e Sidimit,+ që është pranë Detit të Kripur.+  Dymbëdhjetë vjet ata i kishin shërbyer Kedorlaomerit, por vitin e trembëdhjetë u rebeluan.  Vitin e katërmbëdhjetë Kedorlaomeri doli kundër tyre, bashkë me mbretërit që ishin me të, dhe u shkaktoi disfatë refaimëve në Ashterot-Karnaim,+ zuzimëve në Kam, emimëve+ në Shaveh-Kiriataim  dhe horitëve+ në malin e tyre Seir,+ deri në El-Paran,+ që është në shkretëtirë.  Pastaj, ata u kthyen dhe vajtën në En-Mishpat, domethënë në Kadesh,+ dhe pushtuan gjithë vendin e amalekitëve,+ si dhe amoritët+ që banonin në Hazazon-Tamar.+  Atëherë mbreti i Sodomës u nis, e po kështu edhe mbreti i Gomorrës, mbreti i Admahut, mbreti i Seboimit dhe mbreti i Belahut (që do të thotë Zoar), e u rreshtuan për betejë kundër tyre në ultësirën e Sidimit,+  kundër Kedorlaomerit, mbretit të Elamit, Tidalit, mbretit të Gojimit, Amrafelit, mbretit të Shinarit dhe Ariokut, mbretit të Elasarit;+ katër mbretër kundër pesë mbretërve. 10  Ultësira e Sidimit+ ishte plot e përplot me puse bitumi.+ Mbretërit e Sodomës e të Gomorrës+ ua dhanë këmbëve dhe ranë brenda tyre, ndërsa ata që mbetën, ia mbathën në rajonin malor.+ 11  Atëherë fitimtarët morën gjithë të mirat e Sodomës e të Gomorrës, si dhe gjithë ushqimin e tyre, dhe u larguan.+ 12  Morën edhe Lotin, birin e vëllait të Abramit, bashkë me të mirat e tij dhe vazhduan rrugën e tyre. Asokohe ai banonte në Sodomë.+ 13  Pas kësaj, një njeri që kishte shpëtuar shkoi e i tregoi Abram hebreut.+ Në atë kohë, ai fushonte mes pemëve të mëdha të Mamres, amoritit,+ vëllait të Eshkolit dhe vëllait të Anerit.+ Ata ishin aleatë të Abramit. 14  Kështu, Abrami dëgjoi se vëllai i tij ishte zënë rob.+ Prandaj mobilizoi njerëzit e stërvitur,+ treqind e tetëmbëdhjetë skllevër të lindur në shtëpinë e tij,+ dhe u vu në ndjekje të tyre deri në Dan.+ 15  Natën ai i ndau kundër tyre forcat,+ domethënë skllevërit e tij, dhe kështu i mundi e vazhdoi t’i ndiqte deri në Hobah, që është në veri të Damaskut. 16  Ai rimori gjithë pasuritë,+ rimori po ashtu edhe Lotin, vëllanë e tij, të mirat e tij, gratë dhe njerëzit e tij.+ 17  Pasi Abrami u kthye nga disfata që i shkaktoi Kedorlaomerit dhe mbretërve që ishin me të, mbreti i Sodomës doli për ta takuar në ultësirën e Shavehut, domethënë në ultësirën e mbretit.+ 18  Melkisedeku,+ mbret i Salemit,+ solli bukë dhe verë.+ Ai ishte prift i Perëndisë Më të Lartë.+ 19  Ai e bekoi Abramin dhe tha:«Bekuar qoftë Abrami nga Perëndia Më i Lartë,+Bërësi i qiellit e i tokës!+ 20  Bekuar qoftë edhe Perëndia Më i Lartë,+që t’i ka dhënë në dorë shtypësit e tu!»+Atëherë Abrami i dha atij të dhjetën e çdo gjëje.+ 21  Pastaj, mbreti i Sodomës i tha Abramit: «Më jep shpirtrat,+ por të mirat mbaji për vete.» 22  Atëherë Abrami i tha mbretit të Sodomës: «Betohem duke ngritur dorën+ para Jehovait, Perëndisë Më të Lartë, Bërësit të qiellit e të tokës, 23  se s’do të marr asgjë, jo, as një fill dhe as një lidhëse sandalesh, nga çdo gjë jotja,+ që të mos thuash: ‘Unë e bëra Abramin të pasur.’ 24  Nuk do të marr asgjë për vete,+ përveç asaj që të rinjtë kanë ngrënë tashmë, si dhe pjesën që u takon burrave që erdhën me mua, Anerit, Eshkolit dhe Mamres.+ Ata le të marrin pjesën e tyre.»+

Shënime në fund të faqes