Zanafilla 12:1-20

12  Jehovai i tha Abramit: «Largohu nga vendi yt, nga farefisi yt dhe nga shtëpia e atit tënd dhe shko në vendin që do të të tregoj.+  Unë do të bëj nga ti një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd. Ji një bekim për të tjerët!+  Do t’i bekoj ata që të bekojnë dhe do ta mallkoj+ atë që të mallkon. Gjithë kombet e tokës do të arrijnë të marrin bekime nëpërmjet teje.»+  Atëherë Abrami iku, ashtu siç i kishte thënë Jehovai, dhe Loti shkoi me të. Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur doli nga Harani.+  Kështu, Abrami mori Sarajën, gruan e tij,+ Lotin, birin e të vëllait,+ gjithë të mirat që kishin grumbulluar,+ shpirtrat që kishin fituar në Haran, dhe u vunë në udhë për në vendin e Kanaanit.+ Së fundi, mbërritën në Kanaan.  Abrami e përshkoi vendin deri atje ku ndodhet Sikemi,+ pranë pemëve të mëdha të Morehut.+ Në atë kohë, në vend ndodheshin kananitët.  Jehovai iu shfaq Abramit dhe i tha: «Unë do t’ia jap këtë vend+ farës sate.»+ Pastaj, Abrami ndërtoi atje një altar për Jehovain, që iu shfaq.  Më vonë, ai iku që andej në rajonin malor në lindje të Bethelit+ dhe e ngriti tendën me Bethelin në perëndim dhe me Ain+ në lindje. Pastaj ndërtoi atje një altar për Jehovain+ dhe nisi të thërriste emrin e Jehovait.+  Abrami e hoqi pastaj kampin, dhe fushim pas fushimi, shkoi drejt Negebit.+ 10  Tani, në vend ra një zi buke. Meqë zia e bukës ishte e rëndë,+ Abrami zbriti në Egjipt dhe u vendos atje si një banor i ardhur.+ 11  Kur po hynte në Egjipt, ai i tha gruas së tij, Sarajës: «Më dëgjo, të lutem! Unë e di mirë që ti je grua e bukur.+ 12  Prandaj egjiptianët do të të shohin e do të thonë: ‘Kjo është gruaja e tij.’ Kështu mua do të më vrasin, ndërsa ty do të të lënë gjallë. 13  Të lutem, thuaj se je motra ime,+ që të më shkojë mbarë për shkakun tënd dhe shpirti im të jetojë falë teje.»+ 14  E pra, sapo Abrami hyri në Egjipt, egjiptianët panë që gruaja ishte shumë e bukur. 15  E panë edhe princat e faraonit dhe nisën t’ia lëvdonin, prandaj gruan e çuan në shtëpinë e tij. 16  Kështu që ai e trajtoi mirë Abramin për shkak të saj, dhe ky u bë me dhen, gjedhë, gomarë, shërbyes e shërbyese, gomarica e deve.+ 17  Por Jehovai e goditi faraonin dhe shtëpinë e tij me plagë të mëdha,+ për shkak të Sarajës, gruas së Abramit.+ 18  Atëherë faraoni e thirri Abramin dhe i tha: «Ç’është kjo që më bëre? Pse nuk më the që ajo ishte gruaja jote?+ 19  Pse the: ‘Është motra ime.’+ Për pak sa s’e mora për grua! Ja tek e ke tani gruan tënde. Merre dhe shko!» 20  Faraoni u dha urdhra njerëzve të vet, dhe ata e përcollën atë, gruan e tij dhe gjithë ç’kishte.+

Shënime në fund të faqes