Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 10:1-32

10  Kjo është historia e bijve të Noesë:+ Semit, Kamit dhe Jafetit.Pas përmbytjes atyre u lindën bij.+  Bijtë e Jafetit ishin: Gomeri,+ Magogu,+ Madaiu,+ Javani,+ Tubali,+ Mesheku+ dhe Tirasi.+  Bijtë e Gomerit ishin: Ashkenazi,+ Rifati+ dhe Togarmahu.+  Bijtë e Javanit ishin: Elishahu,+ Tarshishi,+ Kitimi+ dhe Dodanimi.+  Nga këta erdhi popullsia e ishujve të kombeve, që u përhap nëpër vende të ndryshme, secila sipas gjuhës së vet, sipas familjeve dhe sipas kombeve të veta.  Bijtë e Kamit ishin: Kushi,+ Mizraimi,+ Puti+ dhe Kanaani.+  Bijtë e Kushit ishin: Seba,+ Havilahu, Sabtahu, Raamahu+ dhe Sabtekai.Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.+  Kushit i lindi Nimrodi.+ Ai u bë njeriu i parë i fuqishëm në tokë.  Ai ishte një gjahtar i fuqishëm kundër Jehovait. Ja përse doli edhe thënia: «Ashtu si Nimrodi, një gjahtar i fuqishëm kundër Jehovait.»+ 10  Në fillim mbretëria e tij përfshinte Babelin,+ Erekun,+ Akadin dhe Kalnehun, në vendin e Shinarit.+ 11  Nga ky vend ai shkoi në Asiri+ dhe iu fut punës për të ndërtuar Ninevinë,+ Rehobot-Irin, Kalahun 12  dhe Resenin, mes Ninevisë dhe Kalahut, ky është qyteti i madh.* 13  Mizraimit+ i lindën: Ludimi,+ Anamimi, Lehabimi, Naftuhimi,+ 14  Patrusimi,+ Kasluhimi+ (prej nga dolën filistinët+) dhe Kaftorimi.+ 15  Kanaanit i lindi Sidoni,+ i parëlinduri i tij, dhe Hethi,+ 16  jebusiti,+ amoriti,+ girgasiti, 17  hiviti,+ arkiti, siniti, 18  arvaditi,+ zemariti dhe hamathiti.+ Pastaj familjet e kananitit u shpërndanë. 19  Kështu kufiri i kananitit ishte nga Sidoni deri në Gerar,+ pranë Gazës,+ deri në Sodomë, Gomorrë,+ Admah+ dhe Seboim,+ pranë Lashës. 20  Këta ishin bijtë e Kamit sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, sipas kombeve të tyre. 21  Edhe Semit, paraardhësit të të gjithë bijve të Eberit,+ vëllait më të madh të Jafetit, i lindën pasardhës. 22  Bijtë e Semit ishin: Elami,+ Ashuri,+ Arpakshadi,+ Ludi dhe Arami. 23  Bijtë e Aramit ishin: Uzi, Huli, Geteri dhe Mashi.+ 24  Arpakshadit i lindi Shelahu,+ dhe Shelahut i lindi Eberi. 25  Eberit i lindën dy djem. Emri i njërit ishte Peleg,+ sepse në ditët e tij toka* u nda,+ ndërsa emri i vëllait të tij ishte Joktan.+ 26  Joktanit i lindën: Almodadi, Shelefi, Hazarmaveti, Jerahu,+ 27  Hadorami, Uzali, Diklahu,+ 28  Obali, Abimaeli, Sheba,+ 29  Ofiri,+ Havilahu+ dhe Jobabi.+ Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit. 30  Vendbanimi i tyre u shtri nga Mesha deri në Sefar, rajoni malor i Lindjes. 31  Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, sipas kombeve të tyre.+ 32  Këto ishin familjet e bijve të Noesë, sipas prejardhjes së familjeve të tyre, sipas kombeve të tyre, dhe prej këtyre kombet u shpërndanë nëpër tokë pas përmbytjes.+

Shënime në fund të faqes

Ka të ngjarë që kjo shprehje t’i referohet Ninevisë dhe tri qyteteve të tjera së bashku.
Ose «popullsia e tokës».