Zakaria 7:1-14

7  Fjala e Jehovait iu drejtua Zakarisë vitin e katërt të mbretit Dar,+ ditën e katërt të muajit të nëntë, domethënë në hislev.+  Betheli dërgoi Sharezerin, Regem-Melekun dhe njerëzit e tij për të kërkuar pëlqimin*+ e Jehovait,  dhe për të pyetur priftërinjtë+ e shtëpisë së Jehovait të ushtrive, si dhe profetët: «A të qaj në muajin e pestë,+ duke ndenjur pa ngrënë, ashtu si kam bërë për kaq shumë vjet?»+  Fjala e Jehovait të ushtrive m’u drejtua:  «Thuaji gjithë popullit të vendit dhe priftërinjve: ‘Për shtatëdhjetë vjet+ ju agjëruat+ dhe vajtuat në muajin e pestë dhe të shtatë,+ por a agjëruat vërtet për mua?+  Po kur hanit e pinit, a nuk hanit dhe pinit për vete?  A nuk duhej t’u bindeshit fjalëve+ që shpalli Jehovai me anë të profetëve të mëparshëm,+ ndërkohë që Jerusalemi ishte i banuar dhe rehat bashkë me qytetet e tij rreth e përqark, dhe kur Negebi+ e Shefelahu+ ishin të banuar?’»  Fjala e Jehovait iu drejtua akoma Zakarisë:  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Gjykoni me drejtësi të vërtetë,+ tregojini vazhdimisht njëri-tjetrit dashamirësi+ dhe mëshirë.+ 10  Mos ia hani hakun as vejushës,+ as jetimit,*+ as të ardhurit+ dhe as të munduarit.+ Mos kurdisni në zemrën tuaj asgjë të keqe kundër njëri-tjetrit.’+ 11  Por ata nuk pranonin të kushtonin vëmendje+ dhe e kthenin shpinën me kokëfortësi,+ kurse veshët i mbyllnin për të mos dëgjuar.+ 12  Zemrën+ e bënë si gur smerili, që të mos i bindeshin ligjit+ dhe fjalëve që dërgoi Jehovai i ushtrive me anë të frymës së tij,+ me anë të profetëve të mëparshëm.+ Prandaj indinjata e Jehovait të ushtrive qe e madhe.»+ 13  «Ashtu si unë thirra e ata nuk më dëgjuan,+ kështu ata thërritnin dhe unë nuk i dëgjoja,+—thotë Jehovai i ushtrive.— 14  E unë i flaka me vrull nëpër tërë kombet+ që ata nuk i kishin njohur.+ Vendi pas tyre është lënë i shkretë; askush nuk kalon nëpër të dhe askush nuk kthehet.+ Vendin e dëshirueshëm+ e kthyen në një vend që të ngjall habi.»

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «për të zbutur fytyrën e Jehovait».
Fjalë për fjalë «djalit pa baba».