Zakaria 6:1-15

6  Pastaj ngrita përsëri sytë dhe ja, pashë katër karroca që po dilnin në mes të dy maleve. Këto male ishin prej bakri.  Karroca e parë kishte kuaj të kuq,+ kurse karroca e dytë, kuaj të zinj.+  Karroca e tretë kishte kuaj të bardhë,+ kurse karroca e katërt kishte kuaj pikaloshë e laroshë.+  Unë iu drejtova engjëllit që po fliste me mua dhe i thashë: «Çfarë janë këto, imzot?»+  Engjëlli m’u përgjigj: «Këto janë katër frymërat+ e qiejve që po dalin+ pasi ishin paraqitur te Zotëria+ i mbarë tokës.+  Ajo me kuaj të zinj po del për në vendin e veriut.+ Të bardhët duhet të dalin për të shkuar prapa detit, kurse pikaloshët për në vendin e jugut.+  Laroshët+ do të dalin dhe do të kërkojnë se ku të shkojnë, e do të enden nëpër tokë.»+ Pastaj ai tha: «Shkoni, enduni nëpër tokë». Dhe ata nisën të endeshin.  Pastaj ai më thirri e më tha: «Shiko, ata që dalin për të shkuar në vendin e veriut, e kanë bërë frymën+ e Jehovait të prehet në vendin e veriut.»+  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma e më tha: 10  «Le të merret diçka nga të mërguarit,+ po, nga Heldai, nga Tobija dhe nga Jedajahu. Atë ditë eja ti vetë dhe hyr në shtëpinë e Josisë, birit të Sofonisë,+ bashkë me këta që kanë ardhur nga Babilonia. 11  Merr argjend e ar, bëj një kurorë të madhe+ dhe vërja në kokë Josiut,+ birit të kryepriftit Jehozadak. 12  Thuaji atij:“Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ja ku është njeriu+ që e ka emrin Filiz.+ Ai do të mbijë nga vendi i vet dhe do të ndërtojë tempullin e Jehovait.+ 13  Ai do ta ndërtojë tempullin e Jehovait dhe do të mbulohet me lavdi.+ Ai do të ulet dhe do të sundojë në fronin e tij e do të bëhet prift në fronin e tij.+ Dhe të dyja rolet do të jenë në harmoni+ me njëri-tjetrin. 14  Kurora e madhe do të rrijë në tempullin e Jehovait në kujtim+ të Helemit, Tobisë, Jedajahut+ dhe Henit, birit të Sofonisë. 15  Ata që janë larg do të vijnë dhe do të marrin pjesë në ndërtimin e tempullit të Jehovait.’+ E do ta merrni vesh se te ju më ka dërguar vetë Jehovai i ushtrive.+ Kjo do të ndodhë nëse i bindeni plotësisht zërit të Jehovait, Perëndisë tuaj.”»+

Shënime në fund të faqes