Zakaria 5:1-11

5  Pastaj ngrita sërish sytë dhe ja, pashë një rrotull që fluturonte.+  Ai më pyeti: «Çfarë sheh?»+ Iu përgjigja: «Shoh një rrotull që fluturon, të gjatë njëzet kute dhe të gjerë dhjetë kute.»  Atëherë ai më tha: «Ky është mallkimi që po del në mbarë faqen e dheut,+ sepse kushdo që vjedh,+ nuk është ndëshkuar sipas mallkimit të shkruar në këtë anë të rrotullës. Dhe kushdo që zë be,+ nuk është ndëshkuar sipas mallkimit të shkruar në anën tjetër+ të rrotullës.  ‘Unë e kam nxjerrë,—thotë Jehovai i ushtrive,—dhe ai do të hyjë në shtëpinë e hajdutit dhe në shtëpinë e atij që bën be të rreme në emrin tim.+ Ai do ta kalojë natën në mes të shtëpisë së tij dhe do ta shfarosë atë, drurët dhe gurët e saj.’»+  Pastaj engjëlli që po fliste me mua doli dhe më tha: «Ngriji sytë, të lutem, dhe shiko se ç’është ajo që po del.»  Unë thashë: «Ç’është?» Ai ma ktheu: «Është masa e efës që po del.» Pastaj vazhdoi të thoshte: «Kjo është pamja e tyre në gjithë tokën.»  Dhe ja, kapaku i plumbit në formë rrethi u ngrit. Në mes të efës rrinte ulur një grua.  Ai tha: «Kjo është Ligësia.» E hodhi prapë në mes të efës+ dhe pas kësaj ia hodhi në gojë masën e rëndë prej plumbi.  Atëherë ngrita sytë dhe ja, pashë të vinin dy gra, që në krahët e tyre kishin erën. Ato kishin krahë si krahët e lejlekut. Pak nga pak e ngritën efën mes tokës dhe qiejve. 10  Prandaj i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ku po e çojnë efën?» 11  Ai m’u përgjigj: «T’i ndërtojnë+ një shtëpi në vendin e Shinarit.+ Kjo shtëpi do të qëndrojë dhe do të vihet atje, në vendin që i takon.»

Shënime në fund të faqes