Zakaria 4:1-14

4  Engjëlli që po fliste me mua u kthye dhe më zgjoi, sikur të zgjonte dikë nga gjumi.+  Pastaj më pyeti: «Çfarë sheh?»+ I thashë: «Shoh një shandan, krejt prej ari,+ me një kupë në majë. Mbi të gjenden shtatë llambat e tij, po, shtatë.+ Llambat në majë kanë shtatë gypa.  Pranë tij ka dy pemë ulliri,+ njëra në të djathtë të kupës dhe tjetra në të majtë të saj.»  Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ç’do të thonë këto gjëra, imzot?»+  Dhe engjëlli që po më fliste ma ktheu: «Vërtet nuk e di ç’do të thonë këto gjëra?» I thashë: «Jo, imzot.»+  Dhe ai m’u përgjigj: «Kjo është fjala e Jehovait drejtuar Zorobabelit: ‘Jo me ndonjë forcë ushtarake,+ as me fuqi,+ por me frymën time’,+—thotë Jehovai i ushtrive.  Kush je ti, o mal i madh?+ Para Zorobabelit+ do të bëhesh një vend i rrafshët. Ai do ta nxjerrë përpara gurin kryesor.+ Për të do të lëshohen britma:+ ‘Sa magjepsës! Sa magjepsës!’»+  Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma:  «Duart e Zorobabelit i hodhën themelet e kësaj shtëpie+ dhe duart e tij do ta përfundojnë.+ Dhe do ta merrni vesh që te ju më ka dërguar vetë Jehovai i ushtrive.+ 10  Sepse kush e ka përbuzur ditën e gjërave të vogla?+ Njerëzit do të gëzojnë+ dhe do të shohin plumbçen në dorën e Zorobabelit. Do ta shohin edhe shtatë sytë e Jehovait.+ Ata enden lart e poshtë nëpër gjithë tokën.»+ 11  Unë e pyeta: «Ç’kuptim kanë këto dy pemë ulliri në të djathtë dhe në të majtë të shandanit?»+ 12  Pastaj e pyeta për herë të dytë: «Ç’kuptim kanë degët e dy pemëve të ullirit, që nëpërmjet dy tubave prej ari derdhin lëngun e tyre të artë?» 13  Ai më tha: «Vërtet nuk e di ç’kuptim kanë këto gjëra?» Unë ia ktheva: «Jo, imzot.»+ 14  Prandaj ai tha: «Këta janë dy të mirosurit+ që qëndrojnë pranë Zotërisë së mbarë tokës.»+

Shënime në fund të faqes