Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zakaria 14:1-21

14  «Ja, po vjen dita e Jehovait+ dhe plaçka jote do të ndahet mes teje.  Unë do t’i mbledh të gjitha kombet për luftë kundër Jerusalemit.+ Qyteti do të pushtohet,+ shtëpitë do të plaçkiten dhe gratë do të përdhunohen.+ Gjysma e qytetit do të shkojë në mërgim,+ por ata që do të mbeten+ nuk do të shfarosen nga qyteti.+  Jehovai do të dalë dhe do të luftojë kundër atyre kombeve+ si në ditën e luftës së tij, si në ditën e betejës.+  Atë ditë këmbët e tij do të qëndrojnë në malin e ullinjve, që gjendet përballë Jerusalemit, në lindje.+ Mali i ullinjve+ do të çahet në mes,+ nga lindja e diellit deri në perëndim. Do të formohet një luginë shumë e madhe, dhe gjysma e malit do të zhvendoset në veri, kurse gjysma tjetër në jug.  Ju do të ikni në luginën e maleve të mia,+ sepse lugina e maleve do të arrijë deri në Azel. Ju do të ikni, ashtu siç ikët për shkak të tërmetit në ditët e Uziahut, mbretit të Judës.+ Jehovai, Perëndia im, do të vijë+ dhe bashkë me të do të jenë gjithë të shenjtët.+  Atë ditë s’do të ketë dritë të çmuar+—gjërat do të jenë të ngurtësuara.+  Ajo do të kthehet në një ditë që do të njihet si dita e Jehovait.+ Nuk do të jetë as ditë, as natë,+ dhe në mbrëmje do të bëhet dritë.+  Atë ditë nga Jerusalemi+ do të dalin ujëra jetëdhënëse.+ Gjysma e tyre do të shkojë drejt detit lindor,+ kurse gjysma tjetër drejt detit perëndimor.+ Kjo do të ndodhë në verë dhe në dimër.+  Jehovai do të bëhet mbret mbi gjithë tokën.+ Atë ditë Jehovai do të tregojë se është një i vetëm+ dhe se emri i tij është një i vetëm.+ 10  Tërë vendi do të shndërrohet. Ai do të bëhet si Arabahu,+ që nga Geba+ deri në Rimon,+ në jug të Jerusalemit. Ky do të ngrihet e do të banohet në vendin ku ka qenë,+ nga Porta e Beniaminit+ deri aty ku ndodhej Porta e Parë, e pastaj deri te Porta e Qoshes, dhe nga Kulla e Hananelit+ deri te lugjet e shtypëseve të mbretit. 11  Ai do të banohet dhe asgjë nuk do të shkatërrohet.+ Jerusalemi do të banohet dhe do të jetë i sigurt.+ 12  Të gjithë popujt që do të luftojnë kundër Jerusalemit, Jehovai do t’i godasë me këtë plagë:+ mishi do t’u kalbet teksa qëndrojnë në këmbë,+ sytë do t’u kalben në zgavra dhe gjuha do t’u kalbet në gojë. 13  Atë ditë mes tyre do të përhapet rrëmuja që vjen nga Jehovai.+ Secili do të kapë dorën e shokut të vet, dhe dora e njërit do të ngrihet kundër asaj të shokut të vet. 14  Edhe Juda do të luftojë në Jerusalem. Pasuria e tërë kombeve rreth e përqark do të mblidhet: ar, argjend dhe rroba me bollëk të madh.+ 15  Me po këtë plagë, do të goditet edhe kali, mushka, deveja, gomari dhe çdo lloj kafshe shtëpiake që gjendet nëpër kampe. 16  Mbetja që do të ngelet nga tërë kombet që po vijnë kundër Jerusalemit,+ do të ngjitet e tëra vit për vit+ për t’u përkulur para Mbretit,+ Jehovait të ushtrive,+ dhe për të kremtuar festën e kasolleve.+ 17  Mbi çdo komb+ të tokës që nuk ngjitet+ në Jerusalem për t’u përkulur para Mbretit, Jehovait të ushtrive, nuk do të bjerë shi i bollshëm.+ 18  Nëse kombi i Egjiptit nuk ngjitet e nuk hyn, as mbi të s’do të bjerë shi. Mbi të do të bjerë plaga me të cilën Jehovai godet kombet që nuk ngjiten për të kremtuar festën e kasolleve. 19  Ky do të jetë ndëshkimi për mëkatin e Egjiptit dhe për mëkatin e të gjitha kombeve që nuk ngjiten të kremtojnë festën e kasolleve.+ 20  Atë ditë, në zilet e kalit do të jetë e shkruar:+ ‘Shenjtëria i përket Jehovait!’+ Kazanët+ në shtëpinë e Jehovait do të bëhen si taset+ para altarit.+ 21  Çdo kazan në Jerusalem dhe në Judë do të bëhet diçka e shenjtë që i përket Jehovait të ushtrive. Të gjithë ata që flijojnë, do të hyjnë, do t’i marrin dhe do të ziejnë në ta.+ Atë ditë në shtëpinë e Jehovait+ të ushtrive nuk do të ketë më asnjë kananit.»+

Shënime në fund të faqes