Zakaria 13:1-9

13  Atë ditë+ për shtëpinë e Davidit dhe për banorët e Jerusalemit do të hapet një pus,+ ku të lajnë mëkatin+ dhe papastërtinë.+  Atë ditë,—thotë Jehovai i ushtrive,—unë do të shfaros nga vendi emrat e idhujve+ dhe ata nuk do të kujtohen më. Unë do të zhduk nga vendi profetët+ dhe frymën e papastërtisë.+  Në rast se një njeri profetizon ende, i ati dhe e ëma që e lindën, do t’i thonë: ‘Ti nuk do të jetosh, sepse ke thënë gënjeshtra në emër të Jehovait.’ Dhe meqë profetizoi, i ati dhe e ëma që e lindën, do ta shpojnë tejpërtej.+  Atë ditë, kur të profetizojnë, çdo profeti do t’i vijë turp+ për vegimin e vet. Ata nuk do të veshin veshje zyrtare prej leshi+ për të mashtruar.  Ai do të thotë: ‘Nuk jam profet, jam një njeri që punon tokën, sepse një njeri më mori që në rininë time.’  Do ta pyesin: ‘Ç’janë këto plagë që ke në trup?’ Ai do të përgjigjet: ‘Janë plagët që m’u bënë nga goditjet që mora në shtëpinë e atyre që më donin me zjarr.’»  «O shpatë, zgjohu kundër bariut tim,+ po, kundër burrit që është shoku im,+—thotë Jehovai i ushtrive.—Godite bariun+ dhe le të hallakaten delet e kopesë.+ Unë do ta kthej dorën ndaj atyre që janë të parëndësishme.»+  «Në gjithë vendin,—thotë Jehovai,—dy të tretat do të shfarosen e do të marrin fund,+ kurse një e treta do të mbetet.+  Një të tretën do ta kaloj në zjarr,+ do ta rafinoj si rafinohet argjendi+ dhe do ta provoj si provohet ari.+ Ajo do të thërrasë emrin tim dhe unë do t’i përgjigjem.+ Unë do të them: ‘Është populli im’,+ dhe ajo do të thotë: ‘Jehovai është Perëndia im.’»+

Shënime në fund të faqes