Zakaria 10:1-12

10  «Kërkojini Jehovait shi në kohën e shiut+ të pranverës,+ po, Jehovait që bën re stuhie+ dhe që u jep njerëzve rrebeshe shiu.+ Ai i jep secilit bimësi në arë.+  Idhujt e shtëpisë*+ kanë thënë gjëra të mbinatyrshme. Ata që merren me fall kanë parë gënjeshtra+ dhe vazhdojnë të tregojnë ëndrra pa vlerë. Më kot përpiqen të ngushëllojnë.+ Ja pse do të nisen si një kope.+ Ata do të mundohen, sepse s’ka asnjë bari.+  Zemërimi im është ndezur kundër barinjve.+ Do t’u kërkoj llogari+ udhëheqësve që janë porsi cjeptë,+ sepse Jehovai i ushtrive e ka drejtuar vëmendjen nga kopeja e tij,+ nga shtëpia e Judës, dhe e ka bërë atë si një kalë+ madhështor në betejë.  Prej saj do të dalë prijësi,+ prej saj do të dalë qeveritari që siguron mbështetje,+ prej saj do të dalë harku i betejës,+ prej saj do të dalë çdo përgjegjës,+ që të gjithë.  Ata do të bëhen si burra të fuqishëm+ që shkelin me këmbë llucën e rrugëve në betejë+ dhe kanë për të marrë pjesë në betejë, sepse me ta është Jehovai.+ Kalorësve do t’u vijë turp.+  Unë do të bëj që shtëpia e Judës të qëndrojë më lart dhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit.+ Unë do t’u jap një banesë, sepse do t’u tregoj mëshirë.+ Do të bëhen si ata që nuk i kisha hedhur tej,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, dhe unë do t’u përgjigjem lutjeve të tyre.+  Ata nga Efraimi do të bëhen tamam si një burrë i fuqishëm+ dhe zemra e tyre do të gëzojë si prej verës.+ Bijtë e tyre do të shohin dhe do të gëzojnë.+ Zemra e tyre do të jetë e gëzuar falë Jehovait.+  ‘Unë do t’u fërshëllej+ dhe do t’i mbledh së bashku, sepse do t’i shpengoj.+ Ata do të bëhen shumë, ashtu si ata që u bënë të shumtë në të kaluarën.+  Unë do t’i shpërndaj si farë mes popujve+ dhe ata do të më kujtojnë në vendet e largëta.+ Do të rigjallërohen bashkë me bijtë e tyre dhe do të kthehen.+ 10  Unë do t’i kthej nga vendi i Egjiptit.+ Nga Asiria do t’i mbledh+ dhe në vendin e Galaadit+ e të Libanit do t’i çoj, e s’ka për t’i nxënë vendi.+ 11  Me vuajtje do të kaloj nëpër det+ dhe atje do t’i mposht dallgët.+ Të gjitha thellësitë e Nilit do të shterojnë.+ Krenaria e Asirisë do të shembet+ dhe skeptri+ i Egjiptit do të hiqet.+ 12  Falë meje, Jehovait, do të qëndrojnë më lart+ dhe ata do të ecin në emrin tim’,+—thotë Jehovai.»

Shënime në fund të faqes

Ose «perënditë e shtëpisë». Fjalë për fjalë terafim.