Veprat 5:1-42

5  Mirëpo një burrë me emër Anania bashkë me Safirën, gruan e tij, shiti një pronë.  Me dijeninë e së shoqes, ai mbajti një pjesë të parave fshehurazi, dhe pjesën tjetër e vuri te këmbët e apostujve.+  Por Pjetri i tha: «Anania, pse të trimëroi Satanai+ që të orvatesh të mashtrosh+ frymën e shenjtë+ dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës fshehurazi?  A nuk ishte jotja para se ta shitje? E pasi e shite, a nuk mund të bëje ç’të doje me paratë? Pse vallë e shtive në zemër një gjë të tillë? Ti nuk u orvate të mashtrosh+ njerëzit, por Perëndinë.»+  Si dëgjoi këto fjalë, Anania ra përtokë dhe dha frymë.+ Të gjithë ata që e dëgjuan këtë, i zuri një frikë e madhe.+  Të rinjtë u ngritën, e mbështollën me pëlhurë,+ e nxorën jashtë dhe e varrosën.  Si kaluan rreth tri orë, hyri gruaja e tij, e cila nuk dinte ç’kishte ndodhur.  Pjetri i tha: «Pa më thuaj, a e shitët arën për kaq?» Ajo tha: «Po, për kaq.»  Pastaj Pjetri e pyeti: «Përse ratë në ujdi të vinit në provë+ frymën e Jehovait? Ja, ata që varrosën burrin tënd janë te pragu i derës e do të të çojnë jashtë edhe ty.» 10  Në çast ajo ra përtokë te këmbët e tij dhe dha frymë.+ Kur të rinjtë hynë, e gjetën të vdekur. Ata e nxorën jashtë dhe e varrosën pranë të shoqit. 11  Si pasojë, tërë kongregacionin dhe të gjithë ata që i dëgjuan këto, i pushtoi një frikë e madhe. 12  Përveç kësaj, apostujt bënin shumë shenja dhe çudira mes popullit.+ Të gjithë së bashku takoheshin në kolonadën e Solomonit.+ 13  Asnjë nuk guxonte të bashkohej me ta,+ e megjithatë, populli i ngrinte në qiell.+ 14  Gjithsesi, shumë burra e gra u shtoheshin besimtarëve në Zotërinë,+ 15  saqë i nxirrnin të sëmurët edhe në udhët e gjera e i vinin nëpër shtretër të vegjël e vigje, që kur të kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të binte mbi ndonjërin prej tyre.+ 16  Vinin edhe turma nga qytetet përreth Jerusalemit, duke sjellë të sëmurë dhe njerëz që shqetësoheshin nga frymërat e ndyra, e që të gjithë shëroheshin. 17  Por, të pushtuar nga xhelozia,+ kryeprifti dhe të gjithë ata që ishin me të, sekti i atëhershëm i saducenjve, u ngritën, 18  kapën apostujt dhe i futën në burg.+ 19  Por gjatë natës, engjëlli i Jehovait+ hapi dyert e burgut,+ i nxori jashtë dhe tha: 20  «Ikni, rrini në tempull dhe vazhdoni t’i thoni popullit të gjitha fjalët e jetës.»+ 21  Ata e dëgjuan këtë, dhe në agim hynë në tempull e filluan të mësonin.Tani, kur mbërritën kryeprifti dhe ata që ishin me të, mblodhën Sinedrin e gjithë pleqësinë e bijve të Izraelit+ dhe dërguan që t’i merrnin nga burgu. 22  Por kur rojat e tempullit arritën atje, nuk i gjetën. Kështu, u kthyen dhe raportuan: 23  «Burgun e gjetëm të kyçur e të siguruar mirë dhe rojat në këmbë te dyert, por kur i hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda.» 24  Kapiteni i rojave të tempullit dhe krerët e priftërinjve i dëgjuan këto fjalë dhe nuk e dinin se si do të vente kjo çështje.+ 25  Por dikush erdhi dhe i njoftoi: «Ja, njerëzit që futët në burg, po rrinë në tempull dhe po mësojnë popullin.»+ 26  Atëherë, kapiteni doli bashkë me rojat dhe i solli, por pa dhunë, pasi kishin frikë+ se mos populli i vriste me gurë. 27  Kështu, pasi i sollën, i çuan në sallën e Sinedrit. Atje kryeprifti i mori në pyetje: 28  «Ne ju urdhëruam prerazi+ të mos mësoni më në këtë emër, mirëpo ju e mbushët Jerusalemin me mësimin tuaj,+ dhe doni medoemos që gjaku+ i atij njeriu të bjerë mbi ne.» 29  Pjetri dhe apostujt e tjerë u përgjigjën: «Ne duhet t’i bindemi Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve.+ 30  Perëndia i paraardhësve tanë e ngriti+ Jezuin, atë që ju e vratë, duke e varur në një shtyllë.*+ 31  Perëndia e lartësoi në të djathtën e tij+ si Kryepërfaqësues+ dhe Shpëtimtar,+ që Izraeli të pendohej+ dhe t’i faleshin mëkatet.+ 32  Për këto çështje ne jemi dëshmitarë,+ e po ashtu edhe fryma e shenjtë,+ të cilën Perëndia ua jep atyre që i binden si sundimtar.» 33  Ata dëgjuan dhe këto fjalë i therën, ndaj donin t’i vritnin.+ 34  Por, në Sinedër u ngrit një burrë, një farise që quhej Gamaliel,+ mësues i Ligjit, i vlerësuar nga tërë populli, dhe urdhëroi që t’i nxirrnin burrat pak jashtë.+ 35  Pastaj u tha: «Burra të Izraelit,+ hapni sytë ç’keni ndër mend t’u bëni këtyre njerëzve. 36  Kohë më parë, për shembull, u ngrit Teuda që thoshte se ishte dikush,+ dhe rreth katërqind burra i shkuan pas.+ Por ai u vra dhe të gjithë ata që i bindeshin, u shpërndanë dhe përfunduan në hiç. 37  Pas tij, në ditët e regjistrimit,+ u ngrit Juda, galileasi, dhe tërhoqi pas vetes mjaft njerëz. Por edhe ai mori fund, dhe të gjithë ata që i bindeshin u shpërndanë andej-këtej. 38  Prandaj edhe për këtë rast, po ju them: mos u përzieni me këta njerëz, por lërini rehat (sepse nëse ky plan ose kjo vepër është nga njerëzit, do të mposhtet,+ 39  por nëse është nga Perëndia,+ ju nuk do ta mposhtni dot;)+ përndryshe ka të ngjarë të gjendeni duke luftuar vërtet kundër Perëndisë.»+ 40  Ata ia vunë veshin dhe pasi i thirrën apostujt, i rrahën,+ i urdhëruan të mos flitnin më në emër të Jezuit+ e i lanë të iknin. 41  Atëherë këta ikën nga Sinedri të gëzuar,+ sepse ishin çmuar të denjë të çnderoheshin për emrin e tij.+ 42  Çdo ditë, në tempull dhe shtëpi më shtëpi,+ ata mësonin+ dhe shpallnin pareshtur lajmin e mirë për Krishtin, Jezuin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «pemë». Gr.: ksílou.