Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Veprat 28:1-31

28  Si dolëm nga rreziku, mësuam se ishulli quhej Maltë.+  Njerëzit e atjeshëm, që flitnin një gjuhë të panjohur, u treguan tejet të njerëzishëm+ me ne, sepse ndezën një zjarr dhe na u gjendën pranë të gjithëve, për shkak të shiut që binte dhe nga të ftohtët.+  Pavli mblodhi një krah shkarpa dhe i vuri mbi zjarr, kur, ja nga nxehtësia doli një nepërkë dhe iu kap pas dorës.  Kur njerëzit që flitnin gjuhën e panjohur, panë krijesën helmuese që i varej në dorë, i thanë njëri-tjetrit: «Ky njeri me siguri është vrasës. Megjithëse i shpëtoi rrezikut të detit, drejtësia shpaguese nuk e la të jetonte.»  Por Pavli e shkundi krijesën helmuese në zjarr dhe nuk pësoi asgjë.+  Ata po pritnin që ai të ënjtej e të mahisej ose të binte befas i vdekur. Pritën gjatë dhe, kur panë se nuk i ndodhi asgjë, ndërruan mendim dhe thanë se ishte një perëndi.+  Në afërsi të atij vendi kishte toka i pari i ishullit, që quhej Publi. Ai na priti derëhapur, dhe me bujari na mbajti si mysafirë për tri ditë.  I ati i Publit dergjej në shtrat e lëngonte nga ethet dhe dizenteria. Atëherë Pavli hyri atje ku ishte ai, u lut, vuri duart+ mbi të dhe e shëroi.+  Pas kësaj, tek ai nisën të vinin e të shëroheshin edhe njerëz të tjerë të ishullit, që vuanin nga sëmundje.+ 10  Ata na nderuan edhe me shumë dhurata, dhe, kur u nisëm për lundrim, na dhanë çfarë na nevojitej. 11  Tre muaj më vonë, nisëm lundrimin nga Aleksandria+ me një anije që kishte dimëruar në ishull dhe që kishte në bash figurën e gdhendur të Bijve të Zeusit. 12  Hymë në portin e Sirakuzës, ku qëndruam tri ditë. 13  Që andej i ramë rrotull dhe mbërritëm në Regjium. Të nesërmen fryu juga dhe ditën e dytë arritëm në Puteoli. 14  Atje gjetëm vëllezër, që na u përgjëruan të qëndronim me ta shtatë ditë. Pastaj vazhduam drejt Romës. 15  Kur dëgjuan për ne, vëllezërit erdhën që atje deri te Pazari Apia dhe Tri Tavernat për të na takuar, e kur i pa, Pavli falënderoi Perëndinë dhe mori zemër.+ 16  Më në fund hymë në Romë, dhe Pavlit iu lejua+ të qëndronte më vete me ushtarin që e ruante. 17  Megjithatë, tri ditë më pas, ai mblodhi të parët e judenjve. Si u mblodhën, ai u tha: «Burra, vëllezër, megjithëse nuk bëra asgjë kundër popullit a zakoneve të paraardhësve tanë,+ nga Jerusalemi më dorëzuan si të burgosur në duart e romakëve.+ 18  Pasi më morën në pyetje,+ ata deshën të më lironin,+ se nuk gjetën tek unë asgjë që meritonte vdekjen.+ 19  Mirëpo, meqë judenjtë ishin kundër lirimit tim, u detyrova t’i apelohesha+ Cezarit, por jo se kisha ndonjë akuzë kundër kombit tim. 20  Prandaj, kërkova t’ju shoh e të flas me ju, sepse jam lidhur me këtë zinxhir+ për shpresën+ e Izraelit.» 21  Ata i thanë: «Ne as kemi marrë letra për ty nga Judea, dhe as ka ardhur ndonjë nga vëllezërit të na tregojë a të na thotë gjë të ligë për ty. 22  Por na duket me vend të dëgjojmë nga ti se ç’mendon, sepse na është bërë e ditur se për këtë sekt+ flitet gjithandej kundër.»+ 23  Si lanë një ditë me të, shkuan edhe më shumë njerëz atje ku rrinte. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, ai ua shpjegoi çështjen, duke u dhënë dëshmi të plotë për mbretërinë e Perëndisë+ dhe duke përdorur argumentime bindëse për Jezuin, si nga ligji i Moisiut,+ edhe nga Profetët.+ 24  Disa nisën t’i besonin+ ato që u thoshte, të tjerë nuk i besonin.+ 25  Atëherë, meqenëse nuk ishin në një mendje me njëri-tjetrin, filluan të iknin, kurse Pavli tha vetëm këto fjalë:«Mirë u tha fryma e shenjtë paraardhësve tuaj nëpërmjet profetit Isaia: 26  “Shko te ky popull dhe thuaj: ‘Për të dëgjuar, do të dëgjoni, por kurrsesi nuk do të kuptoni. Për të parë, do të shihni, por kurrsesi nuk do të dalloni.+ 27  Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme. Kanë dëgjuar me veshë, por janë treguar indiferentë. I kanë mbyllur sytë, që të mos shohin kurrë me ta, edhe veshët, që të mos dëgjojnë dhe zemrën, që të mos kuptojnë. Prandaj nuk kthehen që unë t’i shëroj.’”+ 28  Ndaj, dijeni se lajmi për mjetin me të cilin Perëndia sjell shpëtimin, po u çohet kombeve.+ Ato me siguri do ta dëgjojnë.»+ 29  ——* 30  Kështu, ai qëndroi plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira+ dhe priste me dashamirësi të gjithë ata që shkonin tek ai. 31  Ai u predikonte mbretërinë e Perëndisë dhe u mësonte me shumë lirshmëri fjale,+ pa asnjë pengesë, gjërat për Zotërinë Jezu Krisht.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Mt 17:21.