Veprat 25:1-27

25  Festi hyri+ në qeverinë e provincës dhe, tri ditë më pas, u ngjit nga Cezarea në Jerusalem.+  Krerët e priftërinjve dhe të parët e judenjve i folën+ kundër Pavlit. Kështu, ata filluan t’i përgjëroheshin  e t’i kërkonin t’u bënte nderin që të dërgonte ta sillnin Pavlin në Jerusalem, pasi po i ngrinin pritë+ për ta vrarë gjatë rrugës.  Megjithatë, Festi u përgjigj se Pavli duhej të mbahej në Cezare, dhe se ai vetë do të nisej pas pak kohe për atje.  «Prandaj, në pastë ndonjë të keqe te ky njeri,—tha ai,—le të zbresin bashkë me mua ata që janë me pushtet ndër ju e ta akuzojnë.»+  Kështu, si qëndroi tetë a dhjetë ditë me ta, ai zbriti në Cezare, dhe të nesërmen u ul në fronin e gjykimit+ e urdhëroi që të sillej Pavli.  Kur Pavli erdhi, judenjtë që zbritën nga Jerusalemi e rrethuan dhe ngritën kundër tij akuza të shumta e të rënda,+ të cilat nuk mund t’i provonin.  Por Pavli mbrojti veten: «Nuk kam kryer asnjë mëkat+ as kundër Ligjit të judenjve, as kundër tempullit,+ as kundër Cezarit.»  Festi, që donte të fitonte pëlqimin+ e judenjve, iu përgjigj: «A do që të ngjitesh në Jerusalem e atje të gjykohesh para meje për këto gjëra?»+ 10  Por Pavli i tha: «Po qëndroj para fronit të gjykimit të Cezarit,+ ku duhet të gjykohem. Siç e sheh fort mirë edhe ti, nuk kam bërë asnjë padrejtësi kundër judenjve.+ 11  Në qofsha vërtet keqbërës+ a në paça kryer ndonjë gjë që meriton vdekjen,+ nuk i bëj bisht vdekjes. Por, në qoftë se akuzat që hedhin këta njerëz kundër meje nuk qëndrojnë, askush nuk mund të më dorëzojë tek ata për t’u bërë qejfin. Unë i apelohem Cezarit!»+ 12  Atëherë Festi, pasi foli me këshilltarët e mbledhur, ia ktheu: «Cezarit i je apeluar, te Cezari do të shkosh!» 13  Pas disa ditësh, mbreti Agripa dhe Bernika mbërritën në Cezare për të vizituar e përshëndetur Festin. 14  Gjatë ditëve që ndenjën atje, Festi i parashtroi mbretit çështjen e Pavlit:«Këtu kam një burrë që Feliksi e la të burgosur, 15  dhe kur isha në Jerusalem, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e judenjve më folën+ kundër tij e më kërkuan ta dënoj. 16  Por unë iu përgjigja se nuk është procedurë romake ta dorëzosh një njeri për t’u bërë qejfin të tjerëve, para se i akuzuari të dalë ballë për ballë me paditësit+ dhe të ketë mundësinë të mbrohet për akuzën. 17  Prandaj, kur u mblodhën këtu, të nesërmen pa vonuar u ula në fronin e gjykimit dhe urdhërova të sillej ai njeri. 18  Si u paraqitën, paditësit nuk e akuzuan për asnjë+ nga ato që këqija që kisha pandehur unë. 19  Ata kishin thjesht disa debate me të për adhurimin+ që i bëjnë hyjnisë dhe për njëfarë Jezui, i cili kishte vdekur, por Pavli pohonte se ishte gjallë.+ 20  Kështu, meqë s’dija ç’të bëja në lidhje me këto çështje, e pyeta nëse do të donte të shkonte në Jerusalem e atje të gjykohej në lidhje me to.+ 21  Por, kur Pavli apeloi+ dhe kërkoi ta mbanim, në pritje të vendimit nga Lartmadhëria, unë urdhërova të mbahej derisa ta dërgoja te Cezari.» 22  Atëherë, Agripa i tha Festit: «Edhe unë do të doja ta dëgjoja atë njeri.»+ «Nesër do ta dëgjosh»,—iu përgjigj ai. 23  Kështu, të nesërmen Agripa dhe Bernika erdhën me shumë salltanet+ e hynë në sallën e audiencës bashkë me komandantët ushtarakë dhe me burrat e shquar të qytetit. Kur Festi dha urdhër, sollën Pavlin. 24  Festi tha: «O mbret Agripa dhe të gjithë ju burra që jeni të pranishëm me ne! Keni para jush këtë njeri, për të cilin gjithë turma e judenjve m’u drejtua si në Jerusalem, edhe këtu, dhe bërtiste se ai nuk duhet të jetojë më.+ 25  Por unë kuptova se ai nuk kishte kryer asnjë gjë që meriton vdekjen.+ Kështu, kur iu apelua+ Lartmadhërisë, vendosa ta dërgoj. 26  Por nuk kam asgjë të sigurt për t’i shkruar Zotërisë tim lidhur me të. Prandaj, e solla para jush e sidomos para teje, o mbret Agripa, që pasi të merret në pyetje,+ të kem diçka për të shkruar. 27  Se më duket e paarsyeshme të dërgoj një të burgosur, pa treguar edhe akuzat kundër tij.»

Shënime në fund të faqes