Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Veprat 18:1-28

18  Pas këtyre, ai u nis nga Athina e shkoi në Korint.  Atje gjeti një jude që quhej Akuila,+ i lindur në Pont. Ai kishte ardhur para pak kohësh nga Italia,+ bashkë me Prishilën, gruan e tij, sepse Klaudi+ kishte dhënë urdhër që të gjithë judenjtë të iknin nga Roma. Kështu, shkoi tek ata,  e meqë kishin të njëjtin zanat, qëndroi në shtëpinë e tyre dhe punuan bashkë,+ se zanati i tyre ishte bërës tendash.  Megjithatë, çdo sabat ai bënte një fjalim në sinagogë+ dhe bindte judenj e grekë.  Kur Sila+ dhe Timoteu+ zbritën nga Maqedonia, Pavli ishte tërësisht i zënë me predikimin e fjalës, ndërsa u dëshmonte judenjve për të provuar se Jezui është Krishti.+  Meqë ata i kundërviheshin dhe e shanin,+ ai shkundi rrobat+ dhe u tha: «Gjaku juaj+ le të bjerë mbi kokën tuaj! Unë jam i pastër.+ Që tani e tutje do të shkoj te njerëzit e kombeve.»+  Kështu, ai u shpërngul që atje dhe shkoi në shtëpinë e një burri me frikë Perëndie, i cili quhej Tit Justi, dhe e kishte shtëpinë ngjitur me sinagogën.  Krispi,+ i pari i sinagogës, u bë besimtar në Zotërinë e po ashtu edhe tërë ata të shtëpisë së tij. Shumë korintas që dëgjuan, filluan të besonin e të pagëzoheshin.  Veç kësaj, natën, Zotëria i tha Pavlit+ në një vegim: «Mos ki frikë! Përkundrazi vazhdo të flasësh e të mos heshtësh, 10  sepse unë jam me ty,+ dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, pasi në këtë qytet kam shumë njerëz.» 11  Kështu, ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj e u mësoi atyre fjalën e Perëndisë. 12  Mirëpo gjatë kohës që prokonsull+ i Akaisë ishte Galioni, judenjtë u ngritën së bashku kundër Pavlit, e çuan para fronit të gjykimit+ 13  dhe thanë: «Ky ua mbush mendjen njerëzve, që ta adhurojnë Perëndinë në kundërshtim me ligjin.»+ 14  Por, sapo Pavli u bë gati të fliste, Galioni ua ktheu judenjve: «Po të ishte fjala për ndonjë të keqe a poshtërsi, do të kisha arsye t’ju dëgjoja me nge, o judenj. 15  Por, po të jetë për polemika rreth fjalëve, emrave+ dhe ligjit+ tuaj, ato shikojini vetë. Nuk dua të jem gjykatës për këto gjëra.» 16  Kështu i përzuri nga froni i gjykimit. 17  Atëherë, të gjithë siç ishin, kapën Sostenin,+ të parin e sinagogës, dhe e rrahën para fronit të gjykimit, por Galioni as që donte t’ia dinte. 18  Megjithatë, pasi ndenji atje edhe mjaft kohë, Pavli i përshëndeti vëllezërit dhe vazhdoi lundrimin për në Siri, pasi qethi kokën+ në Kenkre,+ sepse kishte marrë një zotim. Bashkë me të ishin edhe Prishila me Akuilën. 19  Kur mbërritën në Efes, i la atje, kurse vetë hyri në sinagogë+ dhe arsyetoi me judenjtë. 20  Megjithëse ata iu lutën të qëndronte më gjatë, ai nuk pranoi, 21  por i përshëndeti+ dhe u tha: «Në dashtë Jehovai,+ do të kthehem prapë te ju!» Dhe nisi lundrimin nga Efesi 22  e zbriti në Cezare. Atje u ngjit* e përshëndeti kongregacionin, dhe pastaj zbriti në Antioki. 23  Si kaloi ca kohë atje, u nis e përshkoi Galatinë+ dhe Frigjinë,+ duke kaluar qytet më qytet e duke forcuar+ të gjithë dishepujt. 24  Në Efes shkoi një jude që quhej Apol,+ gojëtar dhe njohës i mirë i Shkrimeve,+ lindur në Aleksandri. 25  Atij i ishte mësuar gojarisht udha e Jehovait, dhe meqë ishte i zjarrtë në frymë,+ fliste dhe mësonte me saktësi gjërat për Jezuin, por njihte vetëm pagëzimin+ e Gjonit. 26  Ai nisi të fliste me guxim në sinagogë. Kur e dëgjuan Prishila dhe Akuila,+ e morën me vete dhe i shtjelluan më saktë udhën e Perëndisë. 27  Veç kësaj, meqë donte të shkonte në Akai, vëllezërit u shkruan dishepujve dhe i nxitën që ta pritnin me dashamirësi. Si arriti atje, ai i ndihmoi+ shumë ata që kishin besuar falë dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë.+ 28  Ai u fliste me zjarr dhe provonte plotësisht publikisht se judenjtë e kishin gabim, ndërsa u tregonte me anë të Shkrimeve+ se Jezui ishte Krishti.+

Shënime në fund të faqes

Me sa duket në Jerusalem.