Veprat 17:1-34

17  Më pas, udhëtuan përmes Amfipolit e Apolonisë dhe mbërritën në Selanik,+ ku kishte një sinagogë judenjsh.  Siç e kishte zakon,+ Pavli hyri atje e për tri sabate rresht arsyetoi me ta nga Shkrimet,+  duke shpjeguar e provuar me pjesë nga shkrimet se Krishti duhej të vuante+ e të ngrihej nga të vdekurit.+ Ai u thoshte: «Ky është Krishti,+ Jezui, të cilin unë po jua shpall.»  Për pasojë, disa prej tyre u bënë besimtarë+ dhe shoqëroheshin me Pavlin e me Silën.+ Kështu bënë edhe shumë grekë që adhuronin Perëndinë, si dhe mjaft gra me emër.  Por judenjtë, nga xhelozia,+ morën me vete disa burra të poshtër që bridhnin pazarit, mblodhën një turmë dhe shkaktuan një trazirë në qytet.+ Sulmuan shtëpinë e Jasonit+ dhe i kërkuan ata, që t’i nxirrnin para turmës.  Meqë nuk i gjetën, çuan zvarrë Jasonin dhe disa vëllezër te krerët e qytetit, duke thërritur: «Këta njerëz që kanë kthyer përmbys+ tokën e banuar, kanë ardhur* edhe këtu,  e Jasoni i priti derëhapur. Të gjithë këta veprojnë kundër dekreteve+ të Cezarit e thonë se ka një mbret tjetër,+ Jezui.»  Kështu, ata turbulluan turmën dhe krerët e qytetit që dëgjuan këto fjalë.  Pasi Jasoni dhe të tjerët u dhanë më parë një garanci të mjaftueshme, i lanë të iknin. 10  Me të rënë nata,+ vëllezërit i nisën Pavlin dhe Silën për në Bere, e këta, sa mbërritën, shkuan në sinagogën e judenjve. 11  Judenjtë në Bere ishin me mendje më fisnikë se ata në Selanik, pasi e pranuan fjalën me etje të madhe, dhe çdo ditë i shqyrtonin me kujdes+ Shkrimet,+ për të parë nëse ato gjëra ishin ashtu.+ 12  Kështu, shumë prej tyre u bënë besimtarë, dhe po ashtu edhe mjaft burra e gra të nderuara+ greke. 13  Por, kur judenjtë e Selanikut morën vesh se Pavli po e shpallte fjalën e Perëndisë edhe në Bere, shkuan edhe atje për të nxitur+ dhe turbulluar+ turmat. 14  Atëherë, vëllezërit e përcollën menjëherë Pavlin deri në det,+ ndërsa Sila dhe Timoteu qëndruan atje. 15  Ata që e përcollën Pavlin, e çuan deri në Athinë dhe, pasi morën urdhër që Sila dhe Timoteu+ të shkonin sa më parë tek ai, u kthyen. 16  Ndërsa Pavli po i priste në Athinë, i ziente përbrenda+ tek shihte se qyteti ishte plot me idhuj. 17  Prandaj, nisi të arsyetonte në sinagogë me judenjtë+ e me njerëz të tjerë që adhuronin Perëndinë, si edhe çdo ditë në sheshin e pazarit+ me ata që qëllonin atje. 18  Por disa nga filozofët epikurianë dhe stoikë+ haheshin me fjalë me të. Disa thoshin: «Ç’do të thotë ky llomotar?»+ Të tjerë: «Duket se është lajmëtar hyjnish të huaja.» E kjo, ngaqë shpallte lajmin e mirë për Jezuin dhe ringjalljen.+ 19  Kështu, e kapën dhe e çuan në Areopag,* ku i thanë: «A mund ta marrim vesh ç’është ky mësim i ri,+ për të cilin flet? 20  Sepse ti po na thua ca gjëra të çuditshme për veshët tanë. Ndaj dëshirojmë të dimë ç’kuptim kanë.»+ 21  Në të vërtetë, të gjithë athinasit dhe të huajt që banonin përkohësisht atje, e kalonin kohën e lirë veç duke treguar a duke dëgjuar ndonjë gjë të re. 22  Atëherë, Pavli qëndroi në mes të Areopagut+ dhe tha:«Burra të Athinës, unë shoh se në gjithçka, ju dukeni më të dhënë se të tjerët pas frikës nga hyjnitë.+ 23  Sepse tek ecja e vështroja me vëmendje objektet tuaja të adhurimit, gjeta edhe një altar, që kishte mbishkrimin: ‘Një Perëndie të Panjohur’. Prandaj, unë po ju shpall atë, që ju e adhuroni pa e njohur. 24  Perëndia që bëri botën dhe gjithçka në të, duke qenë Zotëri i qiellit dhe i tokës,+ nuk banon në tempuj të bërë me dorë,+ 25  as kërkon t’i shërbejnë duart e njeriut, sikur të ketë nevojë për ndonjë gjë,+ pasi ai vetë u jep të gjithëve jetë,+ frymë+ dhe gjithçka. 26  Nga një njeri i vetëm+ ai bëri të gjitha kombet,+ që të banojnë mbi tërë faqen e dheut,+ dhe dekretoi kohët e caktuara+ dhe caqet për banimin e njerëzve,+ 27  që të kërkojnë Perëndinë,+ madje me ngulm dhe ta gjejnë vërtet,+ ndonëse, ai nuk është larg nga secili prej nesh. 28  Sepse falë tij ne kemi jetë, lëvizim dhe ekzistojmë,+ siç kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj:+ ‘Sepse edhe ne jemi pasardhës të tij.’ 29  Prandaj, meqë jemi pasardhës të Perëndisë,+ të mos mendojmë se Hyjnori+ i ngjan arit, argjendit a gurit, diçkaje të latuar me art a një sajese njeriu.+ 30  Vërtet, Perëndia i mbylli sytë para kohëve të një padijeje+ të tillë, por tani po i thotë njerëzisë që të pendohen të gjithë kudo qofshin.+ 31  Sepse ai ka caktuar një ditë, kur ka si qëllim të gjykojë+ me drejtësi tokën e banuar nëpërmjet një njeriu që ka emëruar, dhe u dha garanci të gjithëve, duke e ringjallur+ atë nga të vdekurit.» 32  Kur dëgjuan për ringjalljen e të vdekurve, disa filluan ta vinin në lojë,+ ndërsa të tjerë thoshin: «Do të të dëgjojmë prapë për këtë.» 33  Kështu, Pavli u largua nga ata, 34  por disa burra u bashkuan me të e u bënë besimtarë. Ndër ta ishte edhe Dionisi, gjykatës i gjyqit të Areopagut,+ një grua që quhej Damaris, e bashkë me ta edhe disa të tjerë.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «janë të pranishëm».
Një kodër në Athinën e lashtë, ku mblidhej edhe gjykata e lartë.