Veprat 15:1-41

15  Nga Judea zbritën ca burra+ e nisën t’i mësonin vëllezërit: «Po të mos rrethpriteni+ sipas zakonit të Moisiut,+ nuk shpëtoni dot.»  Mirëpo Pavli dhe Barnaba patën një fërkim jo të vogël me ta dhe bënë fjalë. Kështu, Pavli, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata, u caktuan të ngjiteshin tek apostujt dhe pleqtë në Jerusalem+ për këtë debat.  Kongregacioni i përcolli një copë rrugë,+ dhe ata burra vazhduan udhën përmes Fenikisë dhe Samarisë. Ata tregonin me hollësi se si njerëz nga kombet ktheheshin në besim,+ dhe kështu u sollën gëzim të madh të gjithë vëllezërve.+  Si mbërritën në Jerusalem, kongregacioni, apostujt dhe pleqtë, i pritën me dashamirësi,+ e ata u treguan se sa shumë gjëra kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre.+  Mirëpo, disa nga sekti i farisenjve, të cilët kishin besuar, u çuan dhe thanë: «Ata duhen rrethprerë+ dhe urdhëruar që të zbatojnë ligjin e Moisiut.»+  Apostujt dhe pleqtë u mblodhën së bashku për ta parë këtë çështje.+  Si u bë një diskutim i madh,+ Pjetri u ngrit dhe u tha: «Burra, vëllezër, ju e dini mirë se kohë më parë Perëndia më zgjodhi mua nga gjiri juaj, që njerëzit e kombeve të dëgjonin lajmin e mirë nëpërmjet gojës sime dhe të besonin.+  Perëndia që njeh zemrat,+ dha dëshmi se i pranoi duke u dhënë atyre frymën e shenjtë,+ siç bëri edhe me ne.  Ai nuk bëri kurrfarë dallimi mes nesh dhe atyre,+ por ua pastroi zemrat me anë të besimit.+ 10  E tani, pra, pse po e vini në provë Perëndinë, duke u vënë në qafë dishepujve një zgjedhë+ që as paraardhësit tanë, as ne nuk qemë të zotët ta mbanim?+ 11  Përkundrazi, ne kemi besim se do të shpëtojmë, sikundër edhe ata, nëpërmjet dashamirësisë së pamerituar+ të Zotërisë Jezu.»+ 12  Atëherë, e gjithë turma heshti dhe dëgjonte Barnabën e Pavlin, tek tregonin se sa shumë shenja e çudira bëri Perëndia me anë të tyre mes kombeve.+ 13  Kur ata mbaruan, Jakovi tha: «Burra, vëllezër, më dëgjoni!+ 14  Simioni*+ na tregoi nga fillimi në fund se si Perëndia e drejtoi për herë të parë vëmendjen nga kombet, për të nxjerrë prej tyre një popull për emrin e tij.+ 15  Me këtë pajtohen edhe fjalët e Profetëve, sikurse është shkruar: 16  “‘Pas këtyre gjërave do të kthehem e do të rindërtoj kasollen e Davidit, që ka rënë. Do të rindërtoj rrënojat e saj dhe do ta ngre sërish,+ 17  me qëllim që ata njerëz që mbeten, bashkë me njerëz nga të gjitha kombet, që thirren me emrin tim, të kërkojnë me ngulm Jehovain’,—thotë Jehovai që po i bën këto gjëra+ 18  të njohura që nga lashtësia.”+ 19  Prandaj, unë gjykoj të mos i trazojmë ata njerëz nga kombet që po kthehen te Perëndia,+ 20  por t’u shkruajmë që të rrinë larg nga gjërat e ndotura nga idhujt,+ nga kurvëria,+ nga kafshët e mbytura+ dhe nga gjaku.+ 21  Sepse që nga kohët e lashta ka pasur qytet më qytet njerëz që predikojnë Moisiun, pasi ai lexohet me zë çdo sabat nëpër sinagoga.»+ 22  Atëherë, apostujve, pleqve dhe gjithë kongregacionit, iu duk mirë të dërgonin në Antioki bashkë me Pavlin dhe Barnabën burra që i zgjodhën mes tyre, domethënë Judën, që quhej Barsaba,+ dhe Silën, burra të shquar mes vëllezërve. 23  Nëpërmjet tyre dërguan këtë letër:«Përshëndetje nga vëllezërit tuaj, apostuj dhe pleq, vëllezërve nga kombet, që janë në Antioki,+ Siri dhe Kiliki!+ 24  Meqë dëgjuam se disa nga mesi ynë ju trazuan me fjalë+ dhe jua shqetësuan shpirtin, ndonëse nuk kishin marrë asnjë udhëzim nga ne,+ 25  ramë dakord njëzëri+ dhe na u duk mirë të zgjidhnim ca burra e t’i dërgonim te ju bashkë me të dashurit, Barnaba dhe Pavël,+ 26  burra që e kanë vënë jetën* në rrezik për emrin e Zotërisë tonë Jezu Krisht.+ 27  Prandaj, po ju dërgojmë Judën dhe Silën,+ që po këto gjëra t’jua thonë me gojë edhe ata.+ 28  Sepse frymës së shenjtë+ dhe neve na u duk mirë të mos ju shtonim asnjë barrë tjetër,+ përveç këtyre gjërave të nevojshme: 29  të vazhdoni të rrini larg nga gjërat e flijuara idhujve,+ nga gjaku,+ nga kafshët e mbytura+ dhe nga kurvëria.+ Nëse ruheni me kujdes nga këto,+ do t’ju vejë mbarë. Ju urojmë shëndet!» 30  Kështu, ata burra u nisën, zbritën në Antioki, mblodhën shumicën e vëllezërve dhe u dhanë letrën.+ 31  Pasi e lexuan, ata gëzuan për inkurajimin.+ 32  Juda me Silën, meqë ishin edhe vetë profetë,+ u dhanë zemër dhe i forcuan vëllezërit me shumë fjalime.+ 33  Kështu, pas ca kohësh, vëllezërit i përcollën në paqe+ tek ata që i kishin dërguar. 34  ——* 35  Kurse Pavli dhe Barnaba qëndruan në Antioki,+ që bashkë me shumë të tjerë, të mësonin dhe të shpallnin lajmin e mirë të fjalës së Jehovait.+ 36  Pas disa ditësh Pavli i tha Barnabës: «Le të kthehemi medoemos e të vizitojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku shpallëm fjalën e Jehovait e të shohim se si janë.»+ 37  Barnaba ishte i vendosur të merrte me vete edhe Gjonin, që quhej Mark,+ 38  por Pavli mendonte se nuk ishte e përshtatshme ta merrnin me vete, meqë në Pamfili+ ai kishte ikur e nuk kishte vazhduar veprën me ta. 39  Atëherë, patën një shpërthim të madh zemërimi, kështu që u ndanë nga njëri-tjetri. Barnaba+ mori me vete Markun dhe lundroi për në Qipro.+ 40  Pavli zgjodhi Silën+ dhe iku, pasi vëllezërit ia besuan dashamirësisë së pamerituar të Jehovait.+ 41  Ai përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, e forcoi kongregacionet.+

Shënime në fund të faqes

Një formë tjetër e emrit Simon (Pjetër).
Fjalë për fjalë «shpirtin».
Shih shënimin te Mt 17:21.