Veprat 14:1-28

14  Në Ikoni,+ ata hynë në sinagogën+ e judenjve dhe folën në mënyrë të tillë, sa një shumicë e madhe judenjsh dhe grekësh+ u bënë besimtarë.  Por judenjtë që nuk besuan, nxitën+ njerëzit e kombeve kundër vëllezërve dhe ndikuan për keq tek ata.+  Prandaj, ata të dy ndenjën një kohë të gjatë dhe folën me guxim me anë të autoritetit që u kishte dhënë Jehovai, i cili dha dëshmi për fjalën e dashamirësisë së tij të pamerituar, duke bërë që të ndodhnin shenja e çudira nëpërmjet tyre.+  Megjithatë, turma e qytetit u përça: disa ishin me judenjtë, kurse të tjerë me apostujt.  Njerëzit e kombeve dhe judenjtë bashkë me krerët e tyre u orvatën tërë zemërim t’i fyenin dhe t’i goditnin me gurë.+  Me ta marrë vesh, ata ikën+ në qytetet e Likaonisë, në Listër e Derbë dhe në viset përreth.  Atje shpallën pa pushim lajmin e mirë.+  Në Listër, ishte një burrë sakat nga këmbët, i çalë që nga lindja,+ që nuk kishte ecur kurrë.  Ai rrinte ulur e dëgjonte Pavlin tek fliste. Si ia nguli shikimin dhe pa se kishte besim+ që do të shërohej, 10  Pavli i tha me zë të lartë: «Çohu në këmbë dhe rri drejt!» E ai hovi përpjetë dhe filloi të ecte.+ 11  Turmat panë atë që bëri Pavli dhe thërritën në gjuhën likaonase: «Perënditë+ qenkan bërë ngjashëm njerëzve dhe paskan zbritur te ne!» 12  Barnabën filluan ta quanin Zeus, kurse Pavlin Hermes, meqë ai merrte drejtimin për të folur. 13  Prifti i Zeusit, tempulli i të cilit ishte para qytetit, solli dema e kurora te portat dhe dëshironte të bënte flijime+ bashkë me turmat. 14  Por kur dëgjuan për këtë, Barnaba dhe Pavli shqyen rrobat dhe u turrën mes turmës, duke thërritur: 15  «Burra, ç’bëni kështu? Edhe ne jemi njerëz si ju,+ me po ato të meta,+ dhe po ju shpallim lajmin e mirë që të ktheheni nga këto kotësira+ te Perëndia i gjallë,+ që bëri qiellin,+ tokën, detin dhe gjithçka që është në ta. 16  Në brezat që shkuan, ai i la të gjitha kombet të ndiqnin udhët e veta.+ 17  Megjithatë, nuk e la veten pa dëshmi, sepse bëri mirë:+ ju solli shira+ nga qielli dhe stinë të frytshme, ju dha ushqim me bollëk dhe jua mbushi zemrat plot hare.»+ 18  Mirëpo edhe pasi thanë këto, mezi i frenuan turmat që të mos u bënin flijime. 19  Por nga Antiokia dhe Ikonia erdhën judenj, që u mbushën mendjen turmave+ të qëllonin Pavlin me gurë. Pastaj e nxorën zvarrë jashtë qytetit, duke kujtuar se kishte vdekur.+ 20  Mirëpo, kur e rrethuan dishepujt, ai u çua dhe hyri në qytet. Të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.+ 21  Pasi shpallën lajmin e mirë në atë qytet dhe bënë mjaft dishepuj,+ u kthyen në Listër, Ikoni dhe Antioki. 22  Atje forcuan dishepujt,+ u dhanë zemër që të qëndronin në besim e u thanë: «Do të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë duke kaluar shumë shtrëngime.»+ 23  Veç kësaj, emëruan pleq+ në çdo kongregacion dhe, duke u lutur me agjërime,+ ia besuan Jehovait,+ tek i cili ata kishin besuar. 24  Pastaj përshkuan Pisidinë dhe mbërritën në Pamfili.+ 25  Pasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali. 26  Që atje, lundruan për në Antioki,+ ku i ishin besuar dashamirësisë së pamerituar të Perëndisë për veprën që kryen plotësisht.+ 27  Kur mbërritën, mblodhën kongregacionin dhe u treguan+ të gjitha ato që kishte bërë Perëndia nëpërmjet tyre, dhe që ai u kishte hapur kombeve derën e besimit.+ 28  Kështu, kaluan mjaft kohë me dishepujt.

Shënime në fund të faqes