Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Veprat 13:1-52

13  Në Antioki, profetë+ dhe mësues në kongregacionin vendës ishin: Barnaba, Simioni që quhej Niger, Luci+ nga Kirena, Manaeni që ishte arsimuar me Herodin, qeveritarin e krahinës, dhe Sauli.  Ndërsa i shërbenin+ Jehovait dhe agjëronin, fryma e shenjtë tha: «Nga të gjithë, më ndani veç Barnabën dhe Saulin+ që të bëjnë veprën për të cilën i kam thirrur.»  Atëherë, ata agjëruan, u lutën, vunë duart+ mbi ta dhe i lanë të iknin.  Këta burra të dërguar nga fryma e shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që atje lundruan për në Qipro.  Si mbërritën në Salaminë, nisën të shpallnin fjalën e Perëndisë në sinagogat e judenjve. Me vete kishin edhe Gjonin+ si ndihmës.  Pasi përshkuan gjithë ishullin deri në Pafo, takuan një burrë, një jude me emrin Bar-Jezu, magjistar e profet i rremë.+  Ai ishte me prokonsullin Sergj Pal, një burrë i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin e kërkoi me ngulm të dëgjonte fjalën e Perëndisë.  Por magjistari Elim (siç përkthehet emri i tij), iu kundërvu atyre+ e orvatej ta mbante prokonsullin larg besimit.  Sauli, që quhej edhe Pavël, i mbushur me frymë të shenjtë e shikoi ngultas 10  dhe i tha: «O njeri i mbushur me çdo lloj mashtrimi e poshtërsie, ti, bir i Djallit+ e armik i çdo gjëje të drejtë, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i udhëve të drejta të Jehovait? 11  E pra, tani, dora e Jehovait është mbi ty, dhe ti do të jesh i verbër e nuk do ta shohësh për njëfarë kohe dritën e diellit.» Mjegull e dendur dhe errësirë ra në çast mbi të, dhe ai shkonte rreth e përqark, duke kërkuar që ndonjë ta hiqte për dore.+ 12  Atëherë, kur pa se ç’ndodhi, prokonsulli+ u bë besimtar, pasi u mahnit nga mësimi i Jehovait. 13  Burrat bashkë me Pavlin, nisën lundrimin nga Pafo dhe mbërritën në Pergë të Pamfilisë.+ Por Gjoni+ u largua prej tyre dhe u kthye+ në Jerusalem. 14  Megjithatë, nga Perga vazhduan rrugën dhe arritën në Antioki të Pisidisë. Ditën e sabatit hynë dhe u ulën në sinagogë.+ 15  Pasi u lexua Ligji+ dhe Profetët, të parët+ e sinagogës dërguan njerëz t’u thoshin: «Burra, vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë inkurajimi për popullin, thuajeni!» 16  Kështu, Pavli u ngrit, e si bëri shenjë+ me dorë, tha:«Burra, izraelitë dhe ju të tjerë që i frikësoheni Perëndisë, dëgjoni!+ 17  Perëndia i këtij populli, i Izraelit, zgjodhi paraardhësit tanë dhe, kur populli banonte në dhé të huaj, në Egjipt, e lartësoi dhe e nxori që andej me krah të fortë.*+ 18  Për rreth dyzet vjet+ ai e duroi në shkretëtirë. 19  Pasi shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit, ua ndau vendin me short:+ 20  e gjitha kjo ndodhi për rreth katërqind e pesëdhjetë vjet.Pastaj u dha gjykatës deri në kohën e profetit Samuel.+ 21  Por që atëherë, ata kërkuan të kishin mbret,+ dhe Perëndia u dha për dyzet vjet Saulin, birin e Kishit, një burrë nga fisi i Beniaminit.+ 22  Pasi hoqi atë,+ ai bëri mbret të tyre Davidin,+ për të cilin dha dëshmi dhe tha: ‘Gjeta Davidin, birin e Jeseut,+ një njeri siç ma do zemra,+ i cili do të bëjë gjithçka që dëshiroj.’+ 23  Nga pasardhësit+ e këtij njeriu, Perëndia i solli Izraelit siç i premtoi, një shpëtimtar,+ Jezuin, 24  pasi Gjoni+ i predikoi të gjithë popullit të Izraelit pagëzimin në simbol të pendimit, para se të vinte Ai.+ 25  Por, kur po mbaronte udhën e tij, Gjoni thoshte: ‘Ç’pandehni se jam? Unë nuk jam ai. Por ja, tek po vjen pas meje ai, të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve.’+ 26  Burra, vëllezër, ju bij të trungut të Abrahamit dhe ju të tjerë që i frikësoheni Perëndisë, fjala e këtij shpëtimi na është dërguar neve.+ 27  Sepse banorët e Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e njohën Atë,+ përkundrazi me gjykimin e tyre, përmbushën gjërat e shprehura nga Profetët,+ gjëra që lexohen me zë çdo sabat. 28  E megjithëse nuk gjetën asgjë që ai të meritonte vdekjen,+ i kërkuan Pilatit që të ekzekutohej.+ 29  Si i përmbushën të gjitha gjërat e shkruara për të,+ e zbritën nga shtylla+ dhe e vunë në varr.*+ 30  Por Perëndia e ngriti nga të vdekurit,+ 31  dhe për shumë ditë ai iu shfaq atyre që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jerusalem, të cilët tani japin dëshmi për të para popullit.+ 32  Ne pra, po ju shpallim lajmin e mirë për premtimin që iu bë paraardhësve tanë,+ 33  të cilin Perëndia e përmbushi tërësisht për ne, bijtë e tyre, duke e ringjallur Jezuin,+ siç shkruhet edhe në psalmin e dytë: ‘Ti je biri im, sot unë jam bërë Ati yt.’+ 34  Faktin që e ringjalli Jezuin nga të vdekurit që të mos kthehej më në kalbje, Perëndia e shpalli me këto fjalë: ‘Do t’ju tregoj dashamirësinë e përjetshme kundrejt Davidit.’+ 35  Në një psalm tjetër ai thotë: ‘Ti nuk do të lejosh që shërbëtori yt besnik të kalbet.’+ 36  Sepse, ndonëse Davidi+ i shërbeu vullnetit të qartë të Perëndisë në brezin e vet, ai ra në gjumin e vdekjes, u vu me paraardhësit e tij dhe u kalb.+ 37  Kurse ai që Perëndia e ngriti, nuk u kalb.+ 38  Prandaj, dijeni, vëllezër, se nëpërmjet Jezuit ju është shpallur falja e mëkateve+ 39  dhe se me anë të tij, kushdo që beson, shpallet i pafaj+ nga gjithçka që ligji i Moisiut+ nuk mund ta shpallte të pafaj. 40  Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në Profetët: 41  ‘Shihni, ju o përbuzës, çudituni dhe tretuni, sepse në ditët tuaja unë po bëj një vepër, të cilën ju nuk do ta besoni kurrsesi, edhe sikur ndokush t’jua tregojë me hollësi.’»+ 42  Kur po dilnin, populli iu përgjërua që edhe sabatin tjetër t’u flitnin për këto gjëra.+ 43  Kështu, pasi u shpërndanë njerëzit nga sinagoga, shumë judenj dhe prozelitë* që adhuronin Perëndinë, ndoqën Pavlin dhe Barnabën,+ të cilët u flitnin dhe i nxitnin+ të qëndronin në dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë.+ 44  Sabatin tjetër, pothuajse i gjithë qyteti u mblodh të dëgjonte fjalën e Jehovait.+ 45  Kur panë turmat, judenjtë vlonin nga xhelozia+ dhe nisën t’u kundërviheshin me fjalë blasfemuese atyre që thoshte Pavli.+ 46  Atëherë, Pavli dhe Barnaba thanë me guxim: «Fjala e Perëndisë duhej t’ju thuhej më parë juve.+ Por meqë po e hidhni poshtë+ e nuk e quani veten të denjë për jetën e përhershme, ja, ne po shkojmë te kombet.+ 47  Në të vërtetë, Jehovai na urdhëroi me këto fjalë: ‘Të kam caktuar si dritë të kombeve,+ që të çosh shpëtimin deri në skajet e tokës.’»+ 48  Kur e dëgjuan këtë njerëzit e kombeve, gëzuan e i dhanë lavdi fjalës së Jehovait.+ Të gjithë ata që ishin të prirur për jetën e përhershme, u bënë besimtarë.+ 49  Veç kësaj, fjala e Jehovait përhapej në mbarë vendin.+ 50  Por judenjtë+ shtynë gratë e nderuara që adhuronin Perëndinë dhe të parët e qytetit të nxitnin përndjekje+ kundër Pavlit dhe Barnabës, dhe i flakën jashtë kufijve të qytetit. 51  Këta shkundën pluhurin e këmbëve si dëshmi kundër tyre+ dhe shkuan në Ikoni. 52  Dishepujt ishin plot gëzim+ dhe frymë të shenjtë.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «të ngritur».
Fjalë për fjalë «varr që shërben për të kujtuar të vdekurit».
Ose «ata që kanë kthyer fenë».