Veprat 12:1-25

12  Rreth asaj kohe, mbreti Herod vuri dorë mbi disa nga kongregacioni dhe i keqtrajtoi.+  Ai vrau me shpatë+ Jakovin, vëllanë e Gjonit.+  Kur pa se kjo u pëlqente judenjve,+ arrestoi edhe Pjetrin. (Ishin ditët e kuleçve të ndormë.)+  Si e kapi, e futi në burg+ dhe ia dorëzoi katër skuadrave me nga katër ushtarë secila, që ta ruanin me turne, pasi kishte ndër mend që pas pashkës+ ta nxirrte para popullit.  Kështu, Pjetri po mbahej në burg, ndërsa kongregacioni i lutej+ me zjarr Perëndisë për të.  Një natë para se Herodi ta nxirrte, Pjetri po flinte i lidhur me dy zinxhirë mes dy ushtarëve, dhe rojat para derës po ruanin burgun.  Por ja, atje vajti engjëlli i Jehovait,+ dhe një dritë ndriçoi qelinë e burgut. Ai i ra Pjetrit në ijë për ta zgjuar+ dhe i tha: «Ngrihu shpejt!» Sakaq zinxhirët i ranë+ nga duart.  Engjëlli+ i tha: «Ngjishu e mbath sandalet.» Ai bëri kështu. Së fundi, i tha: «Vish rrobën+ dhe më ndiq.»  Pjetri doli dhe e ndoqi, por nuk e kuptoi se ajo që po bënte engjëlli ishte e vërtetë. Ai pandehu se po shihte një vegim.+ 10  Si kaluan truprojën e parë dhe të dytë, mbërritën te porta e hekurt që çonte në qytet, e kjo u hap vetë para tyre.+ Pasi dolën, shkuan nëpër një rrugë, dhe engjëlli u largua menjëherë nga ai. 11  Pjetri erdhi në vete dhe tha: «Tani e di me të vërtetë që Jehovai dërgoi engjëllin e tij+ dhe më çliroi+ nga dora e Herodit dhe nga gjithë sa priste populli jude.» 12  Pasi u mendua, shkoi te shtëpia e Marisë, nënës së Gjonit, që mbiquhej Mark,+ ku ishin mbledhur së bashku mjaft veta dhe po luteshin. 13  Kur trokiti te porta e jashtme, një shërbëtore, që quhej Rode, doli për të parë kush trokiste, 14  dhe me të njohur zërin e Pjetrit, nga gëzimi nuk e hapi portën, por rendi brenda dhe i njoftoi se Pjetri ishte te porta. 15  Ata i thanë: «Ti je çmendur.» Por ajo thoshte me ngulm se ishte e vërtetë. Atëherë, thanë: «Është engjëlli i tij.»+ 16  Kurse Pjetri mbeti atje duke trokitur. Kur hapën portën, e panë dhe u befasuan. 17  Por ai u bëri shenjë+ të heshtnin, u tregoi me hollësi se si Jehovai e nxori nga burgu dhe shtoi: «Tregojuani këto Jakovit+ dhe vëllezërve.» Ndërkaq, doli dhe u nis për në një vend tjetër. 18  Kur zbardhi dita,+ u bë një trazirë e madhe mes ushtarëve, që pyetnin se ç’ishte bërë me Pjetrin. 19  Herodi+ e kërkoi me ngulm, por meqë nuk e gjeti, mori në pyetje rojat dhe urdhëroi që të ndëshkoheshin.+ Pastaj zbriti nga Judea në Cezare e qëndroi atje për ca kohë. 20  Ai donte të luftonte kundër popullit të Tirit e të Sidonit. Por ata, pasi i mbushën mendjen Blastit, një njeriu me përgjegjësi në pallatin mbretëror, u paraqitën të gjithë së bashku para tij dhe kërkuan paqe, sepse vendi i mbretit i furnizonte me ushqim.+ 21  Ditën e caktuar, Herodi u vesh me rrobat mbretërore, u ul në fronin e gjykimit dhe mbajti një fjalim publik. 22  Atëherë, populli i mbledhur nisi të thërriste: «Zë perëndie, e jo njeriu!»+ 23  Në çast, engjëlli i Jehovait e goditi,+ sepse nuk ia dha lavdinë Perëndisë.+ Ndërsa e brenin krimbat, ai dha frymë. 24  Ndërkaq fjala+ e Jehovait shtrihej e përhapej.+ 25  Kurse Barnaba+ dhe Sauli, pasi e kryen plotësisht shërbesën e shpërndarjes së ndihmave+ në Jerusalem, u kthyen dhe morën me vete Gjonin,+ që mbiquhej Mark.

Shënime në fund të faqes