Vajtimet 5:1-22

5  Kujto, o Jehova, ç’na ka ndodhur.+ Shiko dhe vëreje poshtërimin tonë.+   Trashëgimia jonë u është dorëzuar të panjohurve dhe shtëpitë tona të huajve.+   Jemi bërë jetimë pa baba,+ kurse nënat tona janë si të veja.+   Na është dashur ta pimë ujin me para.+ Drutë tona i marrim me pagesë.   Na kanë ndjekur dhe i kemi pas qafe.+ U rraskapitëm. S’ka prehje për ne.+   Egjiptit+ ia shtrimë dorën.+ Asirisë+ iu drejtuam për të ngopur barkun me bukë.   Ata që mëkatuan, janë paraardhësit tanë,+ por ata s’janë më, kurse neve na është dashur të mbajmë fajet e tyre.+   Mbi ne sundojnë ata që janë shërbëtorë,+ por s’ka kush na shkëput prej duarve të tyre.+   E nxjerrim bukën duke rrezikuar shpirtin tonë,+ për shkak të shpatës në shkretëtirë. 10  Lëkura na është nxehur si furrë nga dhembjet e urisë.+ 11  Kanë çnderuar gratë në Sion+ dhe virgjëreshat në qytetet e Judës. 12  Princat i kanë varur nga duart.+ Pleqtë nuk i kanë nderuar.+ 13  Të rinjtë kanë ngritur mokrën,+ dhe djemtë janë penguar nën barrën e druve.+ 14  Pleqtë nuk rrinë më te porta+ dhe të rinjtë i kanë lënë veglat muzikore.+ 15  Zemra s’na ngazëllon më dhe vallja na është kthyer në zi.+ 16  Kurora na ra nga koka.+ Mjerë ne, se kemi mëkatuar!+ 17  Prandaj na është ligështuar zemra.+ Për shkak të këtyre gjërave na janë errësuar sytë,+ 18  për shkak të malit të Sionit që është shkretuar,+ nëpër të cilin enden dhelprat.+ 19  Por ti, o Jehova, do të qëndrosh përjetë.+ Froni yt do të jetë brez pas brezi.+ 20  Pse na ke harruar përgjithmonë+ dhe na ke braktisur për gjithë jetën?+ 21  Na kthe pranë teje,+ o Jehova, dhe ne do të kthehemi me gatishmëri. Sillna ditë të reja si kohë më parë.+ 22  Por ti na ke hedhur poshtë,+ je indinjuar shumë me ne.+

Shënime në fund të faqes