Vajtimet 4:1-22

א [ʼÁlef]* 4  Oh, seç u venit ari që shkëlqente, ari i mirë!+Oh, seç u derdhën rrugëve gurët e shenjtë!+ ב [Beth]   Bijtë e çmuar të Sionit,+ ata që çmoheshin me ar të kulluar,tani shihen si qypa balte të mëdhenj, vepër e duarve të poçarit.+ ג [Gímel]   Edhe çakejtë afrojnë gjirin dhe mëndin këlyshët e tyre,kurse bija e popullit tim sillet mizorisht,+ si strucët në shkretëtirë.+ ד [Dáleth]   Gjuha e foshnjës së gjirit është ngjitur pas qiellzës nga etja.+Fëmijët kërkojnë bukë,+ por s’ka kush t’u japë.+ ה [Heʼ]   Ata që hanin gjëra të shijshme, kanë mbetur të shtangur udhëve.+Atyre që ishin rritur mes gjërave me ngjyrë të kuqe të ndezur,+ u është dashur të rrokin togjet me hi.+ ו [Ua]   Ndëshkimi për fajin e bijës së popullit tim është më i madh se ndëshkimi për mëkatin e Sodomës,+që u përmbys në një çast dhe që askush s’i zgjati dorën për ta ndihmuar.+ ז [Zájin]   Nazirejtë+ e saj ishin më të pastër se bora,+ më të bardhë se qumështi.I kishin faqet më të kuqe+ se koralet dhe shkëlqenin si safiri.+ ח [Heth]   Pamja e tyre është bërë më e errët se e zeza; rrugëve nuk njihen dot.+Lëkura mbi kocka u është fishkur+ dhe u është bërë e thatë si dru. ט [Teth]   Më mirë janë ata që i vret shpata+ sesa ata që i vret zia e bukës,+sepse këta rraskapiten, si të shpuar tejpërtej nga mungesa e frytit të fushës. י [Jodh] 10  Gratë e dhembshura kanë zier fëmijët me duart e veta.+Ata kanë shërbyer si ushqim gjatë rrënimit të bijës së popullit tim.+ כ [Haf] 11  Jehovai e zbrazi gjithë tërbimin e tij.+ Ai e derdhi zemërimin e tij të zjarrtë.+Në Sion ndezi një zjarr, që përpiu themelet e tij.+ ל [Lámedh] 12  Mbretërit e tokës dhe tërë banorët e dheut nuk e besonin+se kundërshtari dhe armiku do të hynin në portat e Jerusalemit.+ מ [Mem] 13  Për shkak të mëkateve të profetëve dhe të fajeve të priftërinjve,+mes tij gjendeshin ata që derdhnin gjakun e të drejtëve.+ נ [Nun] 14  Ata endeshin rrugëve si të verbër.+ Janë ndotur me gjak,+ndaj askush s’ua prek dot rrobat.+ ס [Sámeh] 15  «Hapni rrugën! Të papastër!+—thërritnin.—Hapni rrugën! Hapni rrugën! Mos na prekni!»+Kanë mbetur të pastrehë+ dhe enden andej-këtej.+ Nëpër kombe thuhej: «Nuk do të banojnë më si të ardhur.+ פ [Peʼ] 16  Jehovai i ka shpërndarë+ dhe nuk do t’ua hedhë më sytë.+Njerëzit s’do të tregojnë nderim për priftërinjtë+ dhe as vlerësim për të moshuarit.»+ ע [ʽÁjën] 17  Tani që jemi ende gjallë, na është tharë syri më kot për pak ndihmë.+Teksa i hidhnim sytë rreth e qark, pamë nga një komb që nuk sjell dot shpëtim.+ צ [Cadhé] 18  Hap pas hapi na gjurmonin,+ ndaj nëpër sheshe nuk ecej dot.Fundi ynë u afrua. Ditët i kemi mbushur, sepse na ka ardhur fundi.+ ק [Kof] 19  Ndjekësit janë treguar më të shpejtë se shqiponjat e qiejve.+Maleve na kanë ndjekur këmba-këmbës+ dhe në shkretëtirë na kanë zënë pritë.+ ר [Resh] 20  Fryma në flegrat tona,+ i mirosuri i Jehovait,+ është kapur rob në gropën e tyre të madhe,+po, ai për të cilin thoshim: «Nën hijen e tij+ do të jetojmë mes kombeve.»+ ש [Sin] 21  Ngazëllo dhe gëzo,+ o bijë e Edomit,+ që banon në vendin e Uzit!+Edhe nga ti do të kalojë kupa.+ Ti do të dehesh dhe do të dalësh lakuriq.+ ת [Ta] 22  Faji yt, o bijë e Sionit, ka marrë fund.+ Ai nuk do të të çojë sërish në mërgim.+Ai e ka drejtuar vëmendjen te faji yt, o bijë e Edomit, dhe t’i ka zbuluar mëkatet.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Va 1:1.