Titit 3:1-15

3  Vazhdo t’u kujtosh atyre që të jenë të nënshtruar+ e të bindur ndaj qeverive dhe autoriteteve si sundimtarë,+ të jenë gati për çdo vepër të mirë,+  të mos flasin keq për askënd, të mos kenë një qëndrim luftarak,+ të jenë të arsyeshëm+ e të tregojnë tërë butësinë me të gjithë njerëzit.+  Sepse edhe ne ishim dikur të pamend, të pabindur, mashtroheshim, ishim skllevër të dëshirave dhe kënaqësive të ndryshme, e kalonim jetën duke bërë të keqen dhe duke pasur zili, ishim shumë të urryer dhe urrenim njëri-tjetrin.+  Megjithatë, kur u shfaq+ mirëdashja+ dhe dashuria e Shpëtimtarit tonë,+ Perëndisë, për njeriun,  ai nuk na shpëtoi falë veprave+ të drejtësisë që kishim kryer,+ por sipas mëshirës së tij,+ nëpërmjet larjes+ që na solli në jetë+ dhe nëpërmjet rinimit tonë, me anë të frymës së shenjtë.+  Këtë frymë ai e derdhi me bollëk mbi ne, nëpërmjet Jezu Krishtit, Shpëtimtarit tonë,+  që, pasi të shpalleshim të drejtë+ me anë të dashamirësisë së tij të pamerituar,+ të bëheshim trashëgimtarë+ sipas një shprese për jetë të përhershme.+  E besueshme është kjo thënie,+ dhe këto gjëra dëshiroj që t’i pohosh vazhdimisht me forcë, me qëllim që ata që i kanë besuar Perëndisë ta mbajnë mendjen te kryerja e veprave të shkëlqyera.+ Këto gjëra janë të shkëlqyera e të dobishme për njerëzit.  Megjithatë, shmang diskutimet e marra,+ gjenealogjitë,+ konfliktet+ dhe zëniet rreth Ligjit,+ sepse janë të padobishme e të kota. 10  Njeriun që nxit një sekt,+ pasi ta kesh këshilluar+ herën e parë e të dytë, flake,+ 11  duke e ditur se një njeri i tillë ka dalë nga udha dhe po mëkaton duke dënuar veten.+ 12  Kur të të dërgoj Artemën ose Tikikun,+ bëj çmos të vish tek unë në Nikapoli, sepse kam vendosur ta kaloj atje dimrin.+ 13  Pajisi me kujdes për udhëtim Zenën, që e njeh mirë Ligjin, dhe Apolin, që të mos u mungojë asgjë.+ 14  Por edhe tanët le të mësojnë të kryejnë vepra të shkëlqyera, që të plotësojnë nevojat e tyre+ të ngutshme e të mos jenë të pafrytshëm.+ 15  Të gjithë ata që janë me mua, të çojnë të fala.+ Bëju të fala nga unë atyre që na kanë për zemër ne që jemi në besim.Dashamirësia e pamerituar qoftë me ju të gjithë!+

Shënime në fund të faqes