Sofonia 2:1-15

2  Mblidhu pra, mblidhu,+ o komb që as nuk skuqesh e as nuk zverdhesh nga turpi.+  Para se të ndodhin ato që janë dekretuar,+ para se dita të ketë kaluar si byku, para se të vijë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Jehovait,+ para se të vijë mbi ju dita e zemërimit+ të Jehovait,  kërkoni Jehovain+ të gjithë ju zemërbutët e dheut+ që zbatuat vendimin e Tij gjyqësor; kërkoni drejtësinë,+ kërkoni zemërbutësinë;+ dhe ka mundësi+ që të jeni të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait.+  Sepse Gaza do të kthehet në një qytet të braktisur.+ Ashkeloni do të kthehet në shkreti.+ Ashdodin+ do ta dëbojnë në mes të ditës,+ kurse Ekroni do të shkulet me rrënjë.+  «Mjerë ju që banoni në viset e detit, në kombin e keretitëve!+ Fjala e Jehovait është kundër jush. Do të të shkatërroj edhe ty, o Kanaan, vendi i filistinëve, dhe s’do të mbetet më asnjë banor.+  Viset e detit do të kthehen në kullota+ me puse për barinjtë e me vatha të gurta për dhentë.  Do të bëhen vendi i atyre që kanë mbetur nga shtëpia e Judës.+ Atje do të ushqehen. Në mbrëmje do të shtrihen në shtëpitë e Ashkelonit, sepse Jehovai, Perëndia i tyre, do ta drejtojë vëmendjen nga ata+ dhe do të kthejë ata që ishin marrë robër.+  Dëgjova poshtërimin që bëri Moabi+ dhe fjalët sharëse të bijve të Amonit,+ me të cilat poshtëruan popullin tim dhe kërcënuan gjithë krenari territorin e tij.  Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,+—thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit,—Moabi do të bëhet tamam si Sodoma+ dhe bijtë e Amonit+si Gomorra, një vend i pushtuar nga hithrat, një gropë kripe dhe një vend i shkretë për jetë e mot.+ Ata do të plaçkiten prej atyre që kanë mbetur nga populli im dhe mbetja e kombit tim do t’i shtjerë në dorë.+ 10  Ja, këtë do të kenë në vend të krenarisë së tyre,+ sepse poshtëruan popullin e Jehovait të ushtrive dhe u mbajtën me të madh para tij.+ 11  Jehovai do t’u kallë frikën,+ sepse do t’i dobësojë të gjitha perënditë e dheut+ dhe njerëzit do të përkulen para tij,+ gjithsecili nga vendi i tij, tërë ishujt e kombeve.+ 12  Edhe ju, o etiopas,+ edhe ju do të vriteni nga shpata ime.+ 13  Ai do ta shtrijë dorën drejt veriut dhe do ta shkatërrojë Asirinë.+ Ninevinë do ta kthejë në shkreti,+ në vend të thatë si shkretëtira. 14  Në mes të saj do të shtrihen kope-kope të gjitha egërsirat e kombeve.+ Pelikani me ferrëgjatin+ do ta kalojnë natën mes shtyllave të saj të rrëzuara.+ Në dritare një zë do të këndojë e do të këndojë. Shkretim do të ketë mbi prag, sepse ai me siguri do ta heqë veshjen prej druri.+ 15  Ky është qyteti i hareshëm, që rrinte ulur i sigurt+ e thoshte:* ‘Jam unë e s’ka tjetër.’+ Oh, sa do të habiten me ty! Do të kthehesh në një vend ku shtrihen egërsirat! Kush të kalojë aty pranë do të fërshëllejë, do të tundë dorën me përbuzje.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «thoshte në zemër të vet».