Rutha 1:1-22

1  Në ditët kur për të zbatuar drejtësinë kujdeseshin gjykatësit,+ në vend ra zi buke.+ Një burrë iku nga Betlehemi+ i Judës bashkë me gruan dhe dy bijtë e tij për të banuar si i ardhur në fushat e Moabit.+  Ky burrë e kishte emrin Elimelek, kurse gruaja e tij quhej Naomi. Emrat e dy bijve të tij ishin Mahlon dhe Kilion. Këta ishin efratitë+ nga Betlehemi i Judës. Në fund ata arritën në fushat e Moabit dhe ndenjën atje.  Pas ca kohësh Elimeleku, burri i Naomit, vdiq, kështu që ajo mbeti me dy bijtë e saj.  Më vonë këta morën gra moabite.+ Emri i njërës ishte Orpa, kurse emri i tjetrës Rutha.+ Ata banuan atje për rreth dhjetë vjet.  Kohë më vonë vdiqën që të dy, edhe Mahloni, edhe Kilioni, prandaj kjo grua mbeti pa dy bijtë e saj dhe pa burrin.  Atëherë ajo bashkë me nuset, iku nga fushat e Moabit dhe u kthye në vendin e vet, sepse dëgjoi që Jehovai e kishte drejtuar vëmendjen nga populli i tij+ dhe i kishte dhënë bukë.+  Ajo, pra, doli nga vendi ku kishte ndenjur.+ Me të ishin të dyja nuset, dhe së bashku shkonin rrugës për t’u kthyer në vendin e Judës.  Në fund Naomi u tha të dyja nuseve: «Shkoni, kthehuni secila në shtëpinë e nënës së vet. Jehovai u tregoftë dashamirës me ju,+ ashtu si u treguat ju me burrat që kanë vdekur dhe me mua!+  Jehovai ju dhëntë të mira+ dhe gjetshi një vend prehjeje+ secila në shtëpinë e burrit të vet!» Pastaj i puthi+ dhe ato zunë të qanin me të madhe 10  e t’i thoshin: «Jo, ne do të kthehemi me ty, te populli yt.»+ 11  Por Naomi u tha: «Kthehuni, bijat e mia. Pse të vini me mua? Mos kam ende bij në bark dhe mos kanë për t’u bërë ata burrat tuaj?+ 12  Kthehuni, bijat e mia, shkoni, sepse unë jam tepër e plakur për t’u bërë gruaja e një burri. Edhe po të thosha se kam shpresë që sonte të bëhem gruaja e një burri e të lind bij,+ 13  mos do t’i pritnit ju derisa të rriteshin? Mos do të rrinit të veçuara, që të mos bëheshit gra të një burri tjetër?» Jo, bijat e mia, sepse për shkak të gjendjes suaj jam shumë e hidhëruar që dora e Jehovait është ngritur kundër meje.»+ 14  Me të thënë këtë, ato qanë përsëri me të madhe dhe pas kësaj Orpa puthi të vjehrrën, kurse Rutha nuk iu nda.+ 15  Atëherë Naomi i tha: «Ja, kunata jote e ve u kthye te populli dhe te perënditë e saj.+ Kthehu bashkë me të.»+ 16  Por Rutha i tha: «Mos m’u lut që të të braktis, të largohem dhe të mos të shoqëroj, sepse ku të shkosh ti, do të shkoj edhe unë e ku ta kalosh natën ti, do ta kaloj natën edhe unë.+ Populli yt do të jetë populli im+ dhe Perëndia yt, Perëndia im.+ 17  Ku të vdesësh ti, do të vdes edhe unë,+ e atje do të varrosem. Kështu ma bëftë Jehovai, madje edhe më keq,+ nëse nga ti më ndan gjë tjetër veç vdekjes!» 18  Kur e pa që ajo këmbëngulte të shkonte me të,+ Naomi nuk foli më. 19  Kështu, që të dyja vazhduan rrugën derisa arritën në Betlehem.+ Me të mbërritur atje, i gjithë qyteti nisi të ziente.+ Gratë thoshin: «Naomi është kjo?!»,+ 20  por ajo u përgjigjej: «Mos më thërritni Naomi.* Më thërritni Mara,* sepse i Plotfuqishmi+ ma ka bërë jetën shumë të hidhur.+ 21  Kur ika isha plot,+ por Jehovai më bëri të kthehem duarbosh.+ Pse të më thërritni Naomi kur Jehovai më ka poshtëruar+ dhe i Plotfuqishmi më ka sjellë këtë të keqe?»+ 22  Kështu, kur Naomi u kthye nga fushat e Moabit,+ bashkë me të ishte edhe nusja e saj, moabitja Rutha. Ato mbërritën në Betlehem+ në fillim të korrjes së elbit.+

Shënime në fund të faqes

Që do të thotë «kënaqësia ime».
Që do të thotë «e hidhur».