Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 99:1-9

99  Jehovai është bërë mbret!+ Le të dridhen popujt!+Ai rri ulur mbi kerubinët.+ Le të tundet dheu!+   I madh është Jehovai në Sion,+dhe i lartë përmbi tërë popujt!+   Le ta përlëvdojnë emrin tënd,+të madh e që ngjall frikë. Emri yt është i shenjtë.+   Me forcën e një mbreti e deshe drejtësinë.+Ti e bëre të patundshme ndershmërinë.+Në Jakob* gjykove me drejtësi.+   Lartësoni Jehovain,+ Perëndinë tonë, dhe përkuluni para stolit të tij të këmbëve.+Ai është i shenjtë!+   Moisiu dhe Aaroni ishin ndër priftërinjtë e tij,+Samueli ishte ndër ata që thërritën emrin e tij.+Jehovait i thërritnin, e ai u përgjigjej.+   U fliste nga shtylla e resë.+Ata i mbajtën përkujtuesit dhe rregullat që u dha.+   O Jehova, Perëndia ynë, ti iu përgjigje atyre.+Ishe për ta një Perëndi që fal,+por edhe që hakmerresh kundër veprave të turpshme.+   Lartësoni Jehovain, Perëndinë tonë,+dhe përkuluni në malin e tij të shenjtë,+sepse Jehovai, Perëndia ynë, është i shenjtë!+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 59:13.