Psalmet 97:1-12

97  Jehovai është bërë mbret!+ Le të gëzojë toka!+Le të ngazëllojnë ishujt e shumtë!+   Retë dhe terri i zi janë rreth e qark tij.+Drejtësia dhe gjykimi janë vendi themelfortë i fronit të tij.+   Përpara tij shkon një zjarr+dhe përpin kundërshtarët që ka rreth e qark.+   Rrufetë e tij shndritën dheun;+toka pa, e dhembje të forta ndjeu.+   Malet shkrinë porsi dyll para Jehovait,+para Zotërisë së tërë dheut.+   Qiejt flasin për drejtësinë e tij,+dhe tërë popujt kanë parë lavdinë e tij.+   Të gjithë ata që i shërbejnë ndonjë shëmbëlltyre të gdhendur, u turpërofshin!+U turpërofshin të gjithë ata që mburren me perëndi të kota!+Përkuluni përpara tij, tërë ju perëndi!+   Sioni dëgjoi e zuri të gëzojë.+Fshatrat e Judës ishin gjithë hare,+falë vendimeve të tua gjyqësore, o Jehova.+   Se ti, o Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.+Vendi ku je ngjitur, është shumë i lartë, përmbi tërë perënditë e tjera.+ 10  Ju që doni Jehovain,+ urreni të keqen.+Ai e ruan shpirtin e besnikëve të tij,+dhe i çliron nga dora e të ligjve.+ 11  Drita vetëtiu për të drejtin,+dhe gëzimi për ata që kanë zemër të drejtë.+ 12  Gëzoni falë Jehovait, ju o të drejtë,+dhe falënderojeni për kujtimin e tij të shenjtë!+

Shënime në fund të faqes