Psalmet 96:1-13

96  Këndojini Jehovait një këngë të re.+Këndojini Jehovait të gjithë ju banorët e tokës!+   Këndojini Jehovait, bekoni emrin e tij!+Flitni ditë për ditë lajmin e mirë të shpëtimit që sjell ai.+   Shpalluni kombeve lavdinë e tij,+dhe gjithë popujve bëmat e tij!+   Se Jehovai është i madh+ dhe i denjë të lëvdohet shumë.Ai ngjall frikë më shumë se tërë perënditë.+   Sepse tërë perënditë e popujve janë të kota;+kurse Jehovai, ka bërë vetë qiejt.+   Lavdia dhe shkëlqimi janë para tij,+forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.+   Pranoni Jehovain, o fise të tërë popujve,+jepini Jehovait lavdi dhe pranoni forcën e tij!+   Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij.+Sillni një dhuratë dhe ejani në oborret e tij!+   Përkuluni para Jehovait, të stolisur me veshje të shenjta;+përpëlituni nga dhembjet e forta për shkak të tij, të gjithë ju banorët e tokës!+ 10  Thoni ndër kombe: «Jehovai është bërë mbret!+Toka është vendosur fort, që të mos lëkundet dot.+Ai do t’i gjykojë popujt me drejtësi.»+ 11  Le të gëzojnë qiejt e të ketë hare toka!+Le të gjëmojë deti dhe çdo gjë që mban ai!+ 12  Le të ngazëllojë fusha dhe çdo gjë që është në të!+Në të njëjtën kohë, tërë drurët e pyllit le të shpërthejnë në britma gëzimi+ 13  para Jehovait! Sepse ai ka ardhur,+po, ka ardhur të gjykojë tokën.+Ai do ta gjykojë tokën me drejtësi,+dhe popujt me besnikërinë e tij.+

Shënime në fund të faqes