Psalmet 95:1-11

95  Ejani e të thërrasim me gëzim për Jehovain!+Le të brohorasim ngadhënjimtarë për Shkëmbin tonë të shpëtimit!+   Le të shkojmë para tij me falënderime!+Le të brohorasim ngadhënjimtarë për të e le të këndojmë!+   Se Jehovai është Perëndi i madh+dhe Mbret i madh përmbi tërë perënditë!+   Ai ka në dorë skutat më të thella të tokës,+të tijat janë majat e maleve;+   i tiji është deti, që e bëri vetë,+dhe duart e tij formuan tokën e thatë.+   Ejani ta adhurojmë e të përkulemi para tij!+Le të biem në gjunjë+ para Jehovait, Bërësit tonë!+   Se ai është Perëndia ynë, kurse ne jemi populli i kullotës së tij, delet që u prin me dorën e vet.+Sot, nëse dëgjoni zërin e tij,+   mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë,+si ditën e Masahut, në shkretëtirë,+   kur paraardhësit tuaj më vunë në provë.+Më vunë në provë, ndonëse i panë bëmat e mia.+ 10  Për dyzet vjet më erdhi krupë për atë brez+dhe thashë:«Ata janë një popull me zemër të pashtruar+dhe nuk i njohën udhët e mia.»+ 11  I zemëruar, u betova për ta:+«Nuk do të hyjnë në vendin tim të prehjes.»+

Shënime në fund të faqes