Psalmet 92:1-15

Këngë për ditën e sabatit. 92  Është mirë të të falënderosh ty, o Jehova,+e të këndosh për emrin tënd, o Më i Larti;+   të flasësh në mëngjes për dashamirësinë tënde+dhe gjatë netëve për besnikërinë tënde,+   me veglën me dhjetë tela dhe me llautë,+me muzikën kumbuese të harpës.+   Se ti, o Jehova, më gëzove me veprat e tua;nga veprat e duarve të tua brohoras me hare.+   Sa të mëdha janë veprat e tua, o Jehova!+Mendimet e tua janë shumë të thella.+   Nuk mund t’i njohë asnjë njeri pa arsye,+e asnjë i pamend nuk i kupton dot.+   Të ligjtë mbijnë si bari+dhe të gjithë ata që merren me të këqija, lulëzojnë,vetëm që të shfarosen përgjithmonë.+   Por ti, o Jehova, do të jesh më i lartë se të gjithë sa të jetë jeta.+   Sepse ja, armiqtë e tu, o Jehova,+armiqtë e tu do të vdesin;+të gjithë ata që merren me të këqija, do të hallakaten gjithkund.+ 10  Por ti do ta lartësosh bririn* tim porsi bririn e një demi të egër;+unë do të lyhem me vajin më të mirë.+ 11  Syri im do t’i shohë nga lart armiqtë e mi;+veshët e mi do të dëgjojnë për shpartallimin e atyre që ngrihen kundër meje, po, të keqbërësve. 12  I drejti do të lulëzojë si palma+e do të rritet madhështor si cedri në Liban.+ 13  Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Jehovait,+do të lulëzojnë në oborret e Perëndisë tonë.+ 14  Do të jenë të harlisur, edhe kur të jenë flokëzbardhur,+të bëshëm e të freskët do të jenë gjithnjë,+ 15  për të treguar se Jehovai është i drejtë.+Ai është Shkëmbi+ im, tek i cili nuk ka padrejtësi.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 18:2.