Psalmet 91:1-16

91  Ai që banon në vendin e fshehtë+ të Më të Lartit,+do të gjejë strehë nën hijen e të Plotfuqishmit.+   Unë i them Jehovait: «Ti je streha dhe kalaja ime,+Perëndia im, tek i cili do të kem besim.»+   Sepse ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të zogjve,+nga murtaja që sjell mundim.+   Me pendët e tij, nuk do të lejojë të afrohet kush,+dhe ti do të strehohesh nën krahët e tij.+Besnikëria e tij+ do të shërbejë si një mburojë+ e madhe dhe si ledh.   Nuk do të kesh frikë nga asnjë tmerr natën,+as nga shigjeta+ që fluturon ditën,   as nga murtaja që endet në terr,+as nga shkatërrimi që grabit në mes të ditës.+   Një mijë do të bien në krahun tënde dhjetë mijë në të djathtën tënde;por ty këto të këqija nuk do të të afrohen.+   Vetëm do të shikosh me sytë e tu+e do të vështrosh shpagimin e të ligjve.+   Meqë the: «Jehovai është streha ime»,+ti e ke bërë Më të Lartin vendin tënd të sigurt.+ 10  Prandaj nuk do të të bjerë asnjë e keqe,+dhe asnjë plagë nuk do t’i afrohet tendës sate.+ 11  Ai do t’u japë urdhër engjëjve të tij për ty,+që të të ruajnë në të gjitha udhët e tua.+ 12  Ata do të të mbajnë në duar,+që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.+ 13  Mbi luanin dhe mbi kobrën do të ecësh;+luanin e ri me krifë dhe gjarprin e madh do t’i shkelësh.+ 14  «Meqenëse ai më ka për zemër,+unë do ta shpëtoj.+Do ta mbroj, sepse njeh emrin tim.+ 15  Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem.+Do t’i rri pranë në vuajtje.+Do ta çliroj e do t’i jap lavdi.+ 16  Do ta ngop me ditë të gjata+e do t’i tregoj shpëtimin tim.»+

Shënime në fund të faqes