Psalmet 9:1-20

Dirigjuesit. Për Muth-Laben.* Këngë e Davidit. א [ʼÁlef]* 9  O Jehova, unë do të të përlëvdoj me gjithë zemër+dhe do të shpall tërë veprat e tua të mrekullueshme!+   Falë teje do të gëzoj e do të ngazëlloj,+për emrin tënd do të këndoj, o Më i Larti!+ ב [Beth]   Kur armiqtë e mi të tërhiqen,+do të bien e do të vdesin para teje.+   Sepse ti ke mbrojtur të drejtën time e çështjen time,+je ulur në fron e ke gjykuar me drejtësi.+ ג [Gímel]   Ke qortuar kombe,+ ke shkatërruar të ligun.+Emrin e tyre e ke fshirë në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.+   Vendet e tua, o armik, janë shkretuar një herë e mirë.+Po ashtu edhe qytetet janë zhdukur.+Armiqtë nuk do të zihen më në gojë.+ ה [Heʼ]   Por Jehovai do të ulet në fron përgjithmonë,+dhe do ta bëjë atë të patundur për të gjykuar.+   Ai do ta gjykojë tokën me drejtësi+dhe popujt me paanësi.+ ו [Ua]   Jehovai do të jetë një kala e sigurt për këdo që është i shtypur,+një kala e sigurt në kohë vuajtjesh.+ 10  Ata që e njohin emrin tënd, do të kenë besim te ti,+sepse ti, o Jehova, nuk do t’i braktisësh ata që të kërkojnë.+ ז [Zájin] 11  Këndoni për Jehovain, që banon në Sion!+Shpallni mes popujve bëmat e tij!+ 12  Kur kërkon ata që derdhin gjak,+ ai i kujton të munduarit+dhe nuk i harron kurrsesi klithmat e tyre.+ ח [Heth] 13  Më jep hir, o Jehova! Shih si më mundojnë ata që më urrejnë,+shih ti që më nxjerr nga portat e vdekjes,+ 14  që të shpall gjithë bëmat e tua të lavdishme+në portat+ e bijës së Sionit+e të gëzoj për shpëtimin që më sjell ti.+ ט [Teth] 15  Kombet janë fundosur në gropën që hapën vetë;+këmba e tyre ka ngecur në rrjetën+ që kishin fshehur.+ 16  Jehovai bëhet i njohur me anë të gjykimit që jep.+I ligu zihet në lak nga ato që bën me duart e veta.+ Higaion.* Selah. י [Jodh] 17  Të ligjtë+ do të shkojnë në Sheol,+po, të gjitha kombet që e kanë harruar Perëndinë.+ 18  I varfri nuk do të harrohet përgjithnjë,+as shpresa e zemërbutëve s’do të vdesë kurrë.+ כ [Haf] 19  Ngrihu, o Jehova! Mos lër që vdekatari të dalë më i fortë se ti.+Kombet le të gjykohen para teje.+ 20  Kallu frikën, o Jehova,+që njerëzit e kombeve ta dinë që s’janë veçse vdekatarë!+ Selah.

Shënime në fund të faqes

Një shprehje e pashpjeguar në hebraisht, që është përkthyer nga disa «për vdekjen e birit».
Kjo është germa e parë e alfabetit hebraik. Ky psalm në gjuhën origjinale është shkruar sipas rendit alfabetik.
Një term teknik muzikor në hebraisht, domethënia e të cilit nuk është e sigurt.