Psalmet 86:1-17

Lutje e Davidit. 86  Ktheje veshin, o Jehova, e m’u përgjigj,+se jam i munduar dhe i varfër.+   Ruaje shpirtin tim, se jam besnik.+Ti je Perëndia im, ndaj shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.+   Jepmë hir, o Jehova,+se ty të thërras gjatë gjithë ditës.+   Gëzoje shpirtin e shërbëtorit tënd,+sepse drejt teje, o Jehova, e ngre shpirtin tim.+   Se ti, o Jehova, je i mirë+ dhe gati të falësh.+Ti tregon dashamirësi të madhe ndaj tërë atyre që të thërrasin.+   Vërja veshin lutjes sime, o Jehova,+dhe kushtoju vëmendje përgjërimeve të mia.+   Ditën kur të jem në ankth, do të të thërras,+sepse ti do të më përgjigjesh.+   O Jehova, nuk ka asnjë si ti ndër perënditë,+nuk ka as vepra si të tuat.+   Të gjitha kombet që ke bërë, do të vijnë+ edo të përkulen para teje, o Jehova,+dhe emrit tënd do t’i japin lavdi.+ 10  Se ti je i madh e bën gjëra të mahnitshme;+ti, vetëm ti, je Perëndi.+ 11  Mësomë, o Jehova, udhën tënde.+Unë do të eci në të vërtetën tënde.+Bashkoje zemrën time, që t’i frikësohet emrit tënd.+ 12  Me gjithë zemër të përlëvdoj, o Jehova, Perëndia im,+përjetë do t’i jap lavdi emrit tënd, 13  se ti më tregon dashamirësi të madhe,+e shpirtin ma çlirove nga Sheoli, nga skuta e tij më e thellë.+ 14  O Perëndi, arrogantët* u ngritën kundër meje.+Asambleja e tiranëve kërkoi shpirtin tim,+dhe nuk deshën t’ia dinin për ty.+ 15  Por ti, o Jehova, je Perëndi i mëshirshëm dhe hirmadh,+nuk zemërohesh shpejt,+ dhe je plot dashamirësi e besnikëri.+ 16  Kthehu nga unë e më jep hir.+Jepi shërbëtorit tënd forcën që vjen nga ti+dhe shpëtoje birin e skllaves sate.+ 17  Bëj për mua një shenjë që tregon mirësi,që, kush më urren, ta shohë e turp t’i vijë.+Se ti, o Jehova, më ke ndihmuar e më ke ngushëlluar.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.