Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 85:1-13

Dirigjuesit. Psalm i bijve të Korahut. Këngë. 85  Ti, o Jehova, gjen kënaqësi në vendin tënd;+i ktheve robërit që i kishin marrë Jakobit.+   Fajin e popullit tënd e fale;+gjithë mëkatin e tyre e mbulove.+ Selah.   E përmbajte tërë zemërimin tënd të furishëm;+zjarrin e zemërimit tënd e le mënjanë.+   Na kthe pranë vetes, o Perëndi i shpëtimit tonë,+dhe jepi fund vrerit tënd kundër nesh!+   A thua gjithmonë do të vlosh nga zemërimi kundër nesh?+A do të mbetesh i zemëruar brez pas brezi?+   A nuk do të na rigjallërosh sërish,+që populli yt të gëzojë falë teje?+   Na trego dashamirësi,+ o Jehova,e na jep shpëtimin që vjen prej teje!+   Unë do të dëgjoj atë që do të thotë Perëndia i vërtetë, Jehovai,+sepse ai do t’u flasë për paqen popullit+ dhe besnikëve të tij,por ata të mos kthehen prapë e t’i besojnë shumë vetes.+   Ai do t’i shpëtojë ata që i frikësohen,+që vendi ynë të mbushet me lavdi.+ 10  Dashamirësia dhe besnikëria janë takuar;+drejtësia dhe paqja janë puthur.+ 11  Nga dheu do të mbijë besnikëria,+nga qielli do të vështrojë poshtë drejtësia.+ 12  Veç kësaj, Jehovai do të japë të mira,+dhe vendi ynë do të japë frytin e tij.+ 13  Para Perëndisë do të shkojë drejtësia,+për të treguar shtegun, që të mund të ndjekim hapat e tij.+

Shënime në fund të faqes