Psalmet 84:1-12

Dirigjuesit. Për Gitith.+ Psalm i bijve të Korahut. Këngë. 84  Sa e dua tabernakullin tënd të madhërishëm,+o Jehova i ushtrive!+   Shpirti im ka mall e po digjet për oborret e Jehovait.+Zemra e trupi im lëshojnë britma gëzimi për Perëndinë e gjallë.+   Edhe zogu e ka gjetur një shtëpie dallëndyshja një fole,ku të vërë të vegjlit e saj,pranë altarit tënd të madhërishëm, o Jehova i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im!   Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde!+Ata të lëvdojnë pareshtur.+ Selah.   Lum ata që gjejnë forcë te ti+e që i kanë në zemër rrugët që të çojnë në shtëpinë tënde!+   Duke kaluar përmes luginës së thatë me shkurre bake,+ata e kthejnë në një vend krojesh.Mësuesi+ mbulohet me bekime.   Ata do të ecin me një gjallëri që sa vjen e shtohet;+gjithsecili del para Perëndisë në Sion.+   O Jehova, Perëndi i ushtrive, dëgjoje lutjen time;+mbaj vesh, o Perëndi i Jakobit!+ Selah.   O Perëndi, o mburoja jonë,+ pa shih,pa vështro fytyrën e të mirosurit tënd!+ 10  Një ditë në oborret e tua, është më mirë se një mijë gjetiu.+Unë zgjodha të rrija në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim,+e jo të vija rrotull nëpër tendat e ligësisë.+ 11  Se Perëndia Jehova është diell+ dhe mburojë;+hir dhe lavdi, ja çfarë jep ai.+Jehovai nuk do t’i kursejë asgjë të mirë kujtdo që ecën në mënyrë të patëmetë.+ 12  O Jehova i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!+

Shënime në fund të faqes