Psalmet 81:1-16

Dirigjuesit. Për Gitith.+ Psalm i Asafit. 81  Drejtojini britma gëzimi Perëndisë, forcës sonë,+dhe brohoritje ngadhënjimtare Perëndisë së Jakobit.+   Nisjani një kënge+ e merrni dajren,+harpën e këndshme dhe veglën me tela.+   Bjerini bririt kur të jetë hëna e re;+kur të jetë hëna e plotë, për ditën e festës sonë,+   sepse ky është rregull për Izraelin,+një ligj i Perëndisë së Jakobit,   që ia dha Jozefit si përkujtues,+kur përshkoi Egjiptin.+Dëgjoja një gjuhë që nuk e kuptoja.+   «Ta hoqa barrën nga shpatullat,+t’i lirova duart nga shporta.+   Teksa vuaje, ti më thirre, e unë të çlirova;+nga vendi i fshehtë i bubullimës, t’u përgjigja.+Tek ujërat e Meribës, të vura në provë.+ Selah.   Dëgjo, o populli im, dhe unë do të jap dëshmi kundër teje.+Ah, sikur të më dëgjoje, o Izrael!+   Mes teje nuk do të kishte asnjë perëndi të huaj;+para një perëndie të huaj, nuk do të përkuleshe.+ 10  Unë, Jehovai, jam Perëndia yt,+Ai që të nxori nga Egjipti.+Hape gojën e unë do ta mbush.+ 11  Por populli im nuk ma dëgjoi zërin;+Izraeli nuk u tregua aspak i gatshëm të më bindet.+ 12  Prandaj i lashë të ecnin me kokëfortësi si t’u thoshte zemra;+ata ecën sipas këshillave të veta.+ 13  Ah, sikur populli im të më dëgjonte!+Ah, sikur Izraeli të ecte në udhët e mia!+ 14  Armiqtë e tij do t’i mposhtja me lehtësi,+dhe do ta ktheja dorën mbi kundërshtarët e tij.+ 15  Ata që e urrejnë thellësisht Jehovain, do të vijnë t’i servilosen,+koha e katastrofës së tyre do të zgjatë për jetë e mot. 16  Ai do ta ushqejë vazhdimisht me majën e grurit.+Me mjaltin që pikon nga shkëmbi, do ta ngopë.»+

Shënime në fund të faqes