Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 80:1-19

Dirigjuesit. Për «Zambakët».+ Përkujtues. Psalm i Asafit.+ Këngë. 80  Mbaj vesh,+ o Bari i Izraelit,ti që po i prin Jozefit porsi një kopeje.+Rrezato,+ ti që rri ulur mbi kerubinë!+   Rizgjoje fuqinë tënde para Efraimit, Beniaminit dhe Manaseut,+dhe eja na shpëto.+   O Perëndi, na kthe përsëri pranë vetes;+le të shndritë fytyra jote, që ne të shpëtojmë.+   O Jehova, Perëndi i ushtrive, gjer kur do të të vlojë zemërimi kundër lutjes së popullit tënd?+   Ti i ke dhënë të hajë bukën e lotëve,+e të gëlltitë lotët që i shkojnë rrëke.+   Na ke kthyer në shkakun për të cilin grinden fqinjët tanë,+e armiqtë ende na përqeshin si t’u pëlqejë.+   O Perëndi i ushtrive, na kthe përsëri pranë vetes;+le të shndritë fytyra jote, që ne të shpëtojmë.+   Ti nise nga Egjipti një hardhi,+e dëbove kombet që ta mbillje.+   Pastrove dheun para saj,+ që ajo të lëshonte rrënjë e të mbushte vendin.+ 10  Me hijen e saj u mbuluan malet,me degët e saj, cedrat e Perëndisë.+ 11  Dalëngadalë ajo i shtriu degët deri në det,+kurse filizat deri te Lumi.*+ 12  Pse i ke shembur muret e saj prej guri+e kushdo që shkon asaj rruge e këput?+ 13  Derri i egër nga pylli vazhdon ta përlajë,+mizëri kafshësh fushe ushqehen me të.+ 14  O Perëndi i ushtrive, kthehu, të lutem!+Që nga qielli shiko poshtë dhe kujdesu për këtë hardhi,+ 15  për degën që mbolli dora jote e djathtë;+shikoje filizin që e forcove për vete.+ 16  E prenë dhe e dogjën në zjarr.+Ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate.+ 17  Dora jote qoftë mbi njeriun që rri në të djathtën tënde,+mbi birin e njeriut që e forcove për vete!+ 18  Ne nuk do të largohemi më nga ti.+Na lër gjallë, që të thërrasim emrin tënd.+ 19  O Jehova, Perëndi i ushtrive, na kthe përsëri pranë vetes;+le të shndritë fytyra jote, që ne të shpëtojmë.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 72:8.